Aktualitet

Tritol banesës së muratorit në Gjirokastër, dy pistat ku po hetohet (Emri)

20 Nëntor 2019, 19:42 Nga DOSJA
Tritol banesës së muratorit në Gjirokastër, dy pistat ku po

GJIROKASTËR– Banesa e një muratori është shpërthyer me lëndë eksplozive mbrëmjen e sotme. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se shtëpia, që është në pronësi të Fadil Tolës është hedhur në erë nga një sasi lënde eksplozive.

Gjithçka ka ndodhur në Gjirokastër në fshatin Shtëpëz, ndërkohë që të njëjtat burime bëjnë me dije se po hetohet në dy pista.

E para mund të jetë prishja e pazareve, ndërsa e dyta dyshohet të jetë ndonjë konflikt për shkak të aktivitetit kriminal që kanë pasur në të shkuarën djemtë e Tolës. Një ri prej tyre quhet Dhurim Tola, dhe bashkë me të vëllain, njihen në Gjirkastër si persona problematikë.

Ndërkohë ende nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen.

Njoftimi i policisë Gjirokastër

Njoftohemi se në fshatin Shtëpëz, njësia administrative Cepo, në banesen e shtetasit F.T. ka shpërthyer një sasi  lëndë plasëse.

Si pasojë, ka dëme materiale, nuk ka të lënduar. Në vendngjarje ka shkuar grupim hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(f.m/d0sja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fadil tola shperthehetbanesa e muratorit shtepez tritol ne gjirokster fadil tola shperthehetbanesa e muratorit shtepez tritol ne gjirokster

Sondazh

Poll