Politike

Kristaq Kume flet për takimin me Metën: Shqiptarët duhet të marrin fatet e tyre në dorë

20 Nëntor 2019, 19:10 Nga DOSJA
Kristaq Kume flet për takimin me Metën: Shqiptarët duhet të

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me ish-kreun e KQZ, Kristaq Kume. Kume pas takimit në Presidencë ka dhënë një deklaratë për mediat, ku ka treguar detaje nga biseda.

Ish-kreu i KQZ u shpreh për mediat se me Presidentin kishte diskutuar mbi rrugën që duhet ndjekur për daljen nga kriza, dhe shtoi se vendi jo sipas rregullave dhe demokracisë përfaqësuese.

Nëse nuk ndërhyjmë të gjithë do vuajmë kriza të herëpashershme. Presidenti na ftoi të gjithëve që të jemi pjesë e turit të tij, por ai do ti adresohet popullit për rrugët, për instrumentet që duhet përdorur  për të shëndetësuar jetën demokratike në vendin tonë. Në optikën e Presidentit, ne si rezultat i kësaj qeverisjeje nuk kemi arritur në pritshmëritë e dëshiruara, por kemi prodhuar probleme, që duhen të zgjidhen. Këmbënguli po ashtu, se të gjitha këto mund të zgjidhen nga ne dhe mos t’i mbajmë sytë nga ndërkombëtarë, sepse më së shumti ata mund të jenë faktorë pengues se sa zgjidhës për problemet tona. Ky ishte qëndrimi i Presidentit, që do të thotë se në shqiptarët të marrim në dorë fatet tona dhe të gjithë së bashku të punojmë për zgjidhjet më të mira për ne dhe për fëmijët tanë”, ishte kjo një pjesë e deklaratës së Kumes.

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar ditët e fundit takime me aktorë të ndryshëm politikë dhe jo politikë për të diskutuar për krizën që po kalon vendi. Ditën e djeshme Meta priti në zyrën drejtuesit e opozitës jashtë parlamentare dhe në një takim tjetër ish-presidentin Rexhep Mejdani. Ndërkohë sot Meta ka zhvilluar dhe një takim me ish-Presidentin dhe ish-Kryeministrin, Sali Berisha. Po ashtu Presidenti ka zhvilluar një bisedë dhe me kreun e KLP, Gent Ibrahimin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta kristaq kume meta takon kumen ilir meta kristaq kume meta takon kumen

Sondazh

Poll