Aktualitet

Asnjë ankim për listën e KLP-së në garën për kryeprokuror, lista pritet të mbërrijë në Kuvend

20 Nëntor 2019, 16:35 Nga DOSJA
Asnjë ankim për listën e KLP-së në garën për

TIRANË– Lista e KLP-së me tre kandisadët për kryeprokurorë pritet të dërgohet në Parlament ku brenda muajit do të zgjidhet kryeprokurori i ri me mandat 7 vjeçar.

Afati për ankimim e renditjes së KLP-së në garën për kryeprokuror ka përfunduar dhe asnjë nga kandidatët nuk ka paraqitur ankimim. 

Vetëm një ditë më parë ishte Arta Marku, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme ajo që i kërkoi dje KLP-së që t’i vihet në dispozicion pikëzimi i detajuar i secilit anëtar të Këshillit. Marku kërkonte të dinte detajet që e renditën atë të dytën në garën për kryeprokuror.

Nëse dështon votimi në Kuvend, emërimin e bën KLP. Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëron kandidatin që kryeson listën për prokuror të përgjithshëm, që në rastin konkret është prokurori Olsian Çela me 459 pikë.

Më pas vjen kryeprokurorja aktuale me mandat të përkohshëm Arta Marku me 406 pikë dhe në fund prokurorja Fatjona Memçaj me 362 pikë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku fatjona memcaj gara për kryeprokuor olsian cela arta marku fatjona memcaj gara për kryeprokuor olsian cela

Sondazh

Poll