Politike

Të premten mblidhet komisioni për konkluzionet e hetimit, Kuvendi vendos për shkarkimin e Metës

20 Nëntor 2019, 14:34 Nga DOSJA
Të premten mblidhet komisioni për konkluzionet e hetimit, Kuvendi

TIRANË- Komisionit Hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidenti të Republikës së Shqipërisë”, do të mblidhet të premten për të diskutuar mbi Raportin Paraprak dhe atë Final të Venecias.

Po ashtu do të diskutohen dhe informacionet e dërguar ana e Presidenit, të cilat janë informacione të klasifikuara dhe cilësohen si sekret shtetëror.

Dosja.al mëson se mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00 dhe është thirrur nga kryetari i komisionit, Ulsi Manja.

RENDI I DITËS

Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së komisonin datë 18.09.2019

Adminsitrimi i Opinionit Paraprak dhe Opinionit Final të ardhur nga Komisioni i Vencias dhe njoftimi i informacionit të ardhur nga Presidenti i Republikës, duke respektuar rregullat e përcaktuara në Ligjin nr. 8457, datë 11.02.1999 “Për informacionin e klasifikuar ‘Sekret Shtetëror’” (i përditëuar).

Si nisi historia për shkarkimin e Presidentit?

Pasi opozita nuk njohu zgjedhjet e 30 qershorit dhe vijonin protestat, Meta nxori një datë të re për zgjedhjet, 13 tetorin. Për dekretin e parë të anulimit të datës së zgjedhjeve, Presidentit nuk iu bind KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor e rrëzoi.  Vendi u fut në zgjedhje. Njëkohësisht nga ana e socialistëve ka nisur edhe procedura për shkarkimin e Metës.  Tashmë shkarkimi i Metës ndodhet në dorë të Komisionit Hetimor, i cili do të nxjerrë një raport.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anulimi i 30 qershorit komisioni hetimor per metën ps shkakarkon metën raporti final i venecias per meten anulimi i 30 qershorit komisioni hetimor per metën ps shkakarkon metën raporti final i venecias per meten

Sondazh

Poll

Politike 20 Nëntor 2019, 11:52

TIRANË– Ish-deputeti i PD Astrit Patozi ka shpërndarë një foto tijën bashkë me mikun e tij të ngushtë, Sokol Olldashin.Në 6 vjetorin e tij të vdekjes...