Politike

“Vija e kuqe është flakë”/ Presidenca i përgjigjet Ballës: Larg duart nga Kushtetuesja, s’tolerojmë më

20 Nëntor 2019, 13:53 Nga DOSJA
“Vija e kuqe është flakë”/ Presidenca i

TIRANË- Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, ka reaguar pas deklaratave të kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili tha se Kuvendi duhet të nisë procedurat për shkarkimin e Presidentit, si dhe për faktin se presidenti nuk mund ta shpërndajë Parlamentin, por ky i fundit mund ta shkarkojë Kreun e Shtetit.

Në një postim në “Facebook”, Blushi i quan të shëmtuara dhe të dënueshme deklaratat e Ballës, teksa shton se janë presione të dhunshme dhe të qarta politike ndaj organit të akuzës për të mos vepruar ndaj kallëzimit penal të Presidentit ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani.

Postimi i i plotë i Tedi Blushit: 

Deklaratat e shëmtuara dhe të dënueshme të z.Balla janë presione të dhunshme dhe të qarta politike ndaj organit të akuzës, për të mos vepruar menjëherë ndaj kallëzimit penal të depozituar dje nga Presidenti i Republikës ndaj z.Ardian Dvorani, besnikut të partisë dhe dhunuesit të vetëdijshëm të ligjit dhe Kushtetutës.

Presidenti Meta ka qenë shumë i qartë dhe KA PARALAJMËRUAR PRERË se në të ardhmen NUK DO TË TOLEROJË MË, as shkeljen më të vogël të procedurave, që synon kapjen mafioze të Reformës në Drejtësi, që tani ndodhet para një momenti historik për të dëshmuar integritetin dhe vërtetësinë e saj!

Për këdo që nuk e ka kuptuar qartë, PARALAJMËRIMI ËSHTË I PRERË:

LARG DUART NGA GJYKATA KUSHTETUESE!

TE GJYKATA KUSHTETUESE VIJA ËSHTË E KUQE, DHE ËSHTË E KUQE FLAKË!

Taulant Balla teksa foli për ngërçin në Kushtetuese, ka deklaruar se shkarkimi i Metës është domosdoshmëri. Balla tha se maxhoranca do të vazhdojë veprimet për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, duke i dërguar Komisionit Hetimor materiale të reja shtesë për veprimet apo mosveprimet në rastin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta nis ringritja e gjykatës kushtetuese taulant balla ilir meta nis ringritja e gjykatës kushtetuese taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 20 Nëntor 2019, 11:52

TIRANË– Ish-deputeti i PD Astrit Patozi ka shpërndarë një foto tijën bashkë me mikun e tij të ngushtë, Sokol Olldashin.Në 6 vjetorin e tij të vdekjes...