Politike

U ‘zhduk’ pa gjurmë, Policia kërkon info për llogaritë bankare dhe pronat e Agim Kajmakut. Ç’po kërkojnë?

20 Nëntor 2019, 12:27 Nga DOSJA
U ‘zhduk’ pa gjurmë, Policia kërkon info për

TIRANË–Policia ka nisur një hetim pasuror për pastrim parash ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut.

Mësohet se policia i ka kërkuar informacione bankave për llogaritë bankare që disponon Kajmaku.

Gjithashtu i është bërë një kërkesë edhe Kadastrës për pasuritë e paluajtshme që zotëron socialisti, i cili është shpallur në kërkim pasi ndaj tij i është vendosur masa “arrest me burg” në mungesë.

Për më shumë se një javë Agim Kajmaku është shpallur në kërkim. Prokuroria njoftoi se se Kajmaku rezulton në kërkim për 3 vepra penale.

Sipas dokumentit bëhet me dije se veprat për të cilat akzuzohet ish-numri 1 i Vorës, janë: “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”. Në bazë të Kodit Penal, këto vepra janë të rënda dhe dënimi shkon deri në 15 vite burgim.

Dyshimet e prokurorisë janë se Kajmaku ka firmosur shkarkimin nga detyra të dy n/ kryetarëve, pasi KQZ i hoqi mandatin më 1 Nëntor. Avokati i Kajmakut pretendon se këto dy lëvizje janë bërë më 31 Tetor, ndërkohë që bën me dije as ai nuk ka dijeni për vendndodhjen e klientit të tij.

Pak ditë më parë ai ka deklaruar se klienti i tij nuk ka ndërmend të dorëzohet. Po kështi SHÇBA ka nisur hetimet për disa policë, të cilët dyshohet se dekonspiruan operacionin.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agim kajmaku urdher-arresti per agim kajmakun agim kajmaku urdher-arresti per agim kajmakun

Sondazh

Poll

Politike 20 Nëntor 2019, 11:52

TIRANË– Ish-deputeti i PD Astrit Patozi ka shpërndarë një foto tijën bashkë me mikun e tij të ngushtë, Sokol Olldashin.Në 6 vjetorin e tij të vdekjes...