Ngërçi në Kushtetuese/ Balla: Shkarkimi i Metës është domosdoshmëri, ka abuzuar me pushtetin e tij për dekretimin e Xhaf
Tiranë- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla teksa ka folur për ngërçin në Kushtetuese ka deklaruar se shkarkimi i Metës është domosdoshmëri.
“Presidenti ka shkelur Kushtetutën. Shkarkimi i Metës është domosdoshmëri. Me Xhaferllarin ka vepruar pëtej kometencës së tij dhe ka abuzuar me pushtetin që i ka dhënë Kushtetuta. Kjo ka sjellë edhe pasoja të rënda për Gjykatën Kushtetuese. Marsida Xhaferllari ka marrë një mandat jashtë ligjit. Arta Vorpsi ka fituar në bazë të ligjit mandatin Kushtetues. Arta Vorpsi është emëruar sipas ligjit. Në këtë rast presidenti po shkel ligjin. Meta po i cënon të drejtën gjyqtares Vorpsi. Shkelejet e Kushtetutës së Meta janë bërë kronike. ”, u shpreh Balla.
Balla tha se maxhoranca do të vazhdojë veprimet për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, duke i dërguar Komisionit Hetimor materiale të reja shtesë për veprimet apo mosveprimet në rastin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.
“Ne sot po depozitojmë këtë kërkesë, si shkelje tjetër e Kushtetutës nga ana e Presidentit Meta.”, u shpreh ai para gazetarëve.
Ndërsa sa i përket deklaratës së Metës për shpërndarje parlamenti ai deklaroi:“Presidenti zgjidhet nga Parlamenti jo e kundërta. Presidenti sheh ëndrra me sy hapur kur flet për dekrete që të shpërndahet parlamenti. Nuk ka kompetenca, Kuvendi ka kompetenca për ta shkarkuar” .
Dy ditë më parë anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi sfidoi autoritetin e presidentit Ilir Meta. Ajo u betua para një notereje. Kopjen e betimit, Vorpsi ia ka dërguar Metës, KED dhe Gjykatës Kushtetuese me Postë. Por Kushtetuesja nuk e ka njohur Arta Vorpsin si anëtare të re të këtij institucioni
Ndërkohë kujtojmë që Presidenti Ilir Meta është përplasur me kreun e KED-së Ardian Dvoranin për listën e kandidatëve që duhet të emërohen në Kushtetuese, për të cilin ka firmosur sot një kallëzim penal në Prokurori. Sipas Metës, Dvorani ka shpërdoruar detyrën. Nga ana tjetër, kreu i KED është shprehur për mediat se është i gatshëm t’i nënshtrohet çdo lloj hetimi.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Sondazh
I shpallur në kërkim nga Policia/ Zbardhet vendimi për Agim Kajmakun, 3 akuzat që rëndojnë mbi të (DOKUMENTET)
Tiranë- Ish-kryetari i Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku është për më shumë se 1 javë i shpallur në kërkim. Dosja.al ka siguruar vendimin e gjykatës së Tiranës pë...
Mungoi te ‘Ligjet’/ Voltana Ademi: S’kam marrë asnjë ftesë, Manja dezinformon publikun
TIRANË– Kryebashkja e Shkodrës ende në detyrë, Voltana Ademi nuk ka marrë pjesë sot në Komisionin e Ligjeve. Ademi tha se nuk ishte ftuar që të merrte pjes...
Meta shtrëngim duarsh me Sali Berishën, ish-kryeministri mbërrin në Presidencë: Ky parlament meritonte gozhdimin që në sh
Tiranë– Presidenti i vendit Ilir Meta edhe sot do të vijojë me takimet e tij për krizën politike në vend. Pas takimit të një dite më parë me krerët e opozitës t...
Gjonaj foli për rritje rrogash/ Ndërhyn Fino: Drejtësisë i kemi dhënë fonde të jashtëzakonshme, ka prokurorë që marrin
Tiranë- Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve është disktutuar për buxhetin 2020 për financimet në institucionet e drejtësisë. Ministrja Gjonaj u shpreh se po ...
Buxheti te Komisioni i Ligjeve/ Gjonaj: Po shihet mundësia për të rritur pagat e policisë së burgjeve dhe stafit mjekësor
TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka diskutuar ditën e sotme për buxhetin 2020 për financimet në institucionet e drejtësisë. Në fjalën e saj, ministrja e Drejtë...
Basha në kongresin e PPE: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, fokusi kryesor i takimeve me drejtuesit europianë
KROACI– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha merr pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Europiane që nis sot punimet në Zagreb.Në këtë Kongres do të z...
Projekti i Unazës së Re/ PD bën kallëzim penal: Prokuroria të nisë hetimet dhe të ndërpresë punimet (VD)
TIRANË– Partia Demokratike ka depozituar sot kallëzimin penal për projektin e Unazës së Re. Balliu, në emër të PD i ka kërkuar Prokurorisë nisjen e hetimev...
Kajmaku në arrati, zbardhet urdhëri i Prokurorisë për noterët: Njoftoni nëse paraqitet pranë jush, ndryshe do mbani përg
Tiranë- Për çështjen e Agim Kajmakut, Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka dërguar një shkresë Dhomës Kombëtare të Noterisë.Mësohet se Prokuroria ka urdhë...
Etilda Gjonaj në mbrojtje të Arta Vorpsit: Betimi është një akt formal, nuk mund të bllokojë ngritjen e Kushtetueses
Tiranë-Mbrëmjen e djeshme në emisionin, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në “Real Story” në “News 24” ka deklaruar se betimi para Presidentit është një akt ...