Politike

I shpallur në kërkim nga Policia/ Zbardhet vendimi për Agim Kajmakun, 3 akuzat që rëndojnë mbi të (DOKUMENTET)

20 Nëntor 2019, 11:18 Nga DOSJA
I shpallur në kërkim nga Policia/ Zbardhet vendimi për Agim

Tiranë- Ish-kryetari i Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku është për më shumë se 1 javë i shpallur në kërkim. Dosja.al ka siguruar  vendimin e gjykatës së Tiranës për Agim Kajmakun ku në të paraqiten 3 akuzat ndaj tij.

Akuzat ndaj Agim Kajmakut:

Agim Kajmaku kërkohet nga prokuroria dhe autoritetet shqiptare, jo për mosdeklarimin e dënimit në formularin e dekriminalizimit, por për shkarkimin e dy nënkryetarëve të bashkisë Vorë, Laureta Omeri dhe Hysen Brahimi. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka shpallur në kërkim me masë sigurimi “arrest me burg”, ish-kryetarin e Bashkisë Vorë. Mbi të rëndojnë 3 akuza:  “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare”,  “‘Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”. 

Kjo masë sigurimi është dërguar për ekzekutim në Polici, por prej më shumë se 10 ditësh, Kajmaku nuk gjendet. Ai ka fikur edhe celularin, ndërsa edhe avokati mohon të ketë dijeni për vendndodhjen e tij.

Vendimi i gjykatës

Për këtë çështje Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka dërguar një shkresë Dhomës Kombëtare të Noterisë. Prokuroria ka urdhëruar të gjithë noterët në vend të njoftojnë, nëse Kajmaku paraqitet pranë tyre. J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arrestimi i agim kajmakut urdher-arresti per agim kajmakun arrestimi i agim kajmakut urdher-arresti per agim kajmakun

Sondazh

Poll