Meta shtrëngim duarsh me Sali Berishën, ish-kryeministri mbërrin në Presidencë: Ky parlament meritonte gozhdimin që në sh
20 Nëntor 2019, 08:17Nga DOSJA
Tiranë– Presidenti i vendit Ilir Meta edhe sot do të vijojë me takimet e tij për krizën politike në vend. Pas takimit të një dite më parë me krerët e opozitës të cilët janë jashtë parlamentit, sot kreu i shtetit ka zhvilluar një takim në Presidencë me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Pas këtij takimi, Berisha tha se gjithçka po bëhet për kapjen e sistemit të drejtësisë nga Edi Rama, ndërsa sulmoi ashpër dhe kreun e KED, Ardian Dvorani, duke e quajtur atë “mafioz”. Sipas ish-kryeministrit, Dvorani është i vetmi gjykatës në historinë 30-vjeçare të vendit, që ka shkelur në mbledhje partiake të PS.
“Në këtë takim me Presidentin diskutuam gjerësisht për krizën madhore që mafia e Edi Ramës në përpjekjet e shpërfytyruara për të kapur gjithë sistemin e drejtësisë krijoi edhe në organin, që me ligj është garant i Kushtetutës së Shqipërisë. Tani është një moment kyç dhe vendimtar për çdo qytetar shqiptar, por duhet të theksoj se ju mediat keni një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm, sepse me të drejtë ju keni lakuar më shumë se çdo gjë tjetër, gjatë këtyre katër viteve, të paktën 20 herë më shumë Reformën në Drejtësi, sesa integrimin në BE.
Ndërsa në orën 17:00, Meta do të takohet me përfaqësues fondacionit “Shoqëria e Hapur” Soros në Shqipëri.
Ilir Meta për 90 minuta ka pritur dje në një takim në Presidencë Lulzim Bashën dhe aleatët e tij. Takimi u fokusua në dy çështje kryesore, zgjidhja e krizës politike dhe zgjidhja e ngërçit me Gjykatën Kushtetuese. Meta dhe Basha në dy deklarata të ndryshme pas takimit kanë qenë një një linjë, duke u shprehur se zgjidhja e krizës vjen nga zgjedhje e parakohshme. Në takim mungonte, Kryemadhi, Mediu dhe Idrizi.
Ndërkohë kujtojmë që Presidenti Ilir Meta është përplasur me kreun e KED-së Ardian Dvoranin për listën e kandidatëve që duhet të emërohen në Kushtetuese, për të cilin ka firmosur sot një kallëzim penal në Prokurori. Sipas Metës, Dvorani ka shpërdoruar detyrën. Nga ana tjetër, kreu i KED është shprehur për mediat se është i gatshëm t’i nënshtrohet çdo lloj hetimi.
J.V, A.M/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve është disktutuar për buxhetin 2020 për financimet në institucionet e drejtësisë. Ministrja Gjonaj u shpreh se po ...
TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka diskutuar ditën e sotme për buxhetin 2020 për financimet në institucionet e drejtësisë. Në fjalën e saj, ministrja e Drejtë...
KROACI– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha merr pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Europiane që nis sot punimet në Zagreb.Në këtë Kongres do të z...
TIRANË– Partia Demokratike ka depozituar sot kallëzimin penal për projektin e Unazës së Re. Balliu, në emër të PD i ka kërkuar Prokurorisë nisjen e hetimev...
Tiranë- Për çështjen e Agim Kajmakut, Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka dërguar një shkresë Dhomës Kombëtare të Noterisë.Mësohet se Prokuroria ka urdhë...
Tiranë-Mbrëmjen e djeshme në emisionin, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në “Real Story” në “News 24” ka deklaruar se betimi para Presidentit është një akt ...
Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani tha se në Gjykatën Kushtetuese po tentohet të emërohen anëtarë që nuk kanë marrë shkollën e magjistraturës.Nishani th...
TIRANË– Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se presidentit i është dërguar një listë me 4 emra, pasi e ...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur në një takim ish-Këshilltarin për për Sigurinë i Presidentit të SHBA, James Jones. Në dy foto të...