Politike

Buxheti te Komisioni i Ligjeve/ Gjonaj: Po shihet mundësia për të rritur pagat e policisë së burgjeve dhe stafit mjekësor

20 Nëntor 2019, 10:07 Nga DOSJA
Buxheti te Komisioni i Ligjeve/ Gjonaj: Po shihet mundësia për të

TIRANË- Komisioni i Ligjeve  ka diskutuar ditën e sotme për buxhetin 2020 për financimet në institucionet e drejtësisë. Në fjalën e saj, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se po shikohet mundësia për të rritur pagat e policisë së burgjeve.

Buxheti për cështjet e drejtësisë në dy komponentë, buxheti për mbështetjen e reformës në drejtësi duke përfshirë institucionet dhe e dyta ka të bëjë me aspektet buxhetore për vitin 2019 dhe ato që janë planifikuar për 2020. Dy prioritete madhore zbatimi i reformës në drejtësi. Ky buxhet shtesë i vjen në ndihmë institucioneve të reja. Rritja buxhetore me 29%. Ndërtimi i institucioneve për edukimin dhe rehabilitimin e të miturve. Është konsideruar si ndër investimet me prioritarë.

Drejtësia për të miturit për herë të parë ka një buxhet të konsiderueshëm. Korrupsioni në administratë. Funksionimi i Task Forcës ka sjelle rezultate. Për 2019 ka pasur ndryshim duke dedikuar një drejtori specifike për cështjet ndëshkuese të korrupsionit. Kemi pasur një bashkëpunim me Komisionin Europian me mbështetje buxhetore për luftën kundër korrupsionit me 10 mln euro. Komisioni Europian do asistojë për 2020 një shumë prej 1.5 mln euro. Mbështetje financiare dhe nga Fondacioni Soros. Po shikohet mundësia për rritje pagash të policisë së burgjeve. Edhe per stafin mjekesor ne burgje” u shpreh Gjonaj.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike buxheti 2020 debatet te ligjet etilda gjonaj buxheti 2020 debatet te ligjet etilda gjonaj

Sondazh

Poll