Kajmaku në arrati, zbardhet urdhëri i Prokurorisë për noterët: Njoftoni nëse paraqitet pranë jush, ndryshe do mbani përg
20 Nëntor 2019, 08:33Nga DOSJA
Tiranë- Për çështjen e Agim Kajmakut, Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka dërguar një shkresë Dhomës Kombëtare të Noterisë.
Mësohet se Prokuroria ka urdhëruar të gjithë noterët në vend të njoftojnë, nëse Kajmaku paraqitet pranë tyre. “Noterët të njoftojnë policinë, nëse para tyre paraqitet Agim Kajmaku. Nëse nuk njoftojnë, noteri do të mbajë përgjegjësi ligjore”, thuhet në shkresën e Prokurorisë, e cila e mban firmën e drejtuesit të seksionit, Kolë Hysenaj.
Për më shumë se një javë Agim Kajmaku është shpallur në kërkim. Prokuroria njoftoi se se Kajmaku rezulton në kërkim për 3 vepra penale. Sipas dokumentit bëhet me dije se veprat për të cilat akzuzohet ish-numri 1 i Vorës, janë: “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”. Në bazë të Kodit Penal, këto vepra janë të rënda dhe dënimi shkon deri në 15 vite burgim. Dyshimet e prokurorisë janë se Kajmaku ka firmosur shkarkimin nga detyra të dy n/ kryetarëve, pasi KQZ i hoqi mandatin më 1 Nëntor. Avokati i Kajmakut pretendon se këto dy lëvizje janë bërë më 31 Tetor, ndërkohë që bën me dije as ai nuk ka dijeni për vendndodhjen e klientit të tij. Pak ditë më parë ai ka deklaruar se klienti i tij nuk ka ndërmend të dorëzohet. Po kështi SHÇBA ka nisur hetimet për disa policë, të cilët dyshohet se dekonspiruan operacionin.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë-Mbrëmjen e djeshme në emisionin, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në “Real Story” në “News 24” ka deklaruar se betimi para Presidentit është një akt ...
Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani tha se në Gjykatën Kushtetuese po tentohet të emërohen anëtarë që nuk kanë marrë shkollën e magjistraturës.Nishani th...
TIRANË– Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se presidentit i është dërguar një listë me 4 emra, pasi e ...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur në një takim ish-Këshilltarin për për Sigurinë i Presidentit të SHBA, James Jones. Në dy foto të...
TIRANË- Minsirja e Infrastrukturës dhe Energjitiëks Belinda Balluku, është parë këtë të enjte duke folur me ish-ministrin e Financave, Arben Ahmetaj.Mesa d...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një postim në rrjetet sociale ku prezanton zgjidhjen e problemit të furnizimit me ujë në zonat ru...
GJIROKASTËR– Socialistët në Gjirokastër janë përplasur me njëri-tjetrin gjatë mbledhjes së zhvilluar ditnë e sotme në Këshillin Bashkiak. Në videon e sigur...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ish-presidentin Rexhep Mejdani. Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, Met...
AUSTRI- Pas shpalljes së ambasadorit Bernd Borchardt si i pa dëshiruar në zyrën e presidentit Ilir Meta vjen reagimi i parë nga zyra qendrore e OSBE në Vienë.Ga...