Politike

Rama bën gafën e pafalshme, zhduk Kosovën nga harta dhe e prezanton si territor të Serbisë, Berisha: Tradhëti kombëtare

19 Nëntor 2019, 19:24 Nga DOSJA
Rama bën gafën e pafalshme, zhduk Kosovën nga harta dhe e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një postim në rrjetet sociale ku prezanton zgjidhjen e problemit të furnizimit me ujë në zonat rurale të Shqipërisë.

Mirëpo në postimin që ka bërë kryeministri, ndjekësit kanë qenë shumë të vëmendshëm dhe kanë vënë re që në hartën e publikuar nuk duket Koova.

Territori i ndarë në atë hartë lë të nënkuptohet se Kosova është pjesë e Serbisë. Një gafë kjo që nuk i falët një kryeministri, i cili e ka kuptuar gabimin që ka bërë, e ka fshirë atë dhe e ka rregulluar duke vendosur hartën e duhur.

Por ky rast nuk i ka shpëtuar as ish-kryeministrit Sali Berisha dhe opozitës.

 

 

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Rama ka kryer një akt tradhëtie kombëtare.

Zografi bis në një akt flagrant të tradhëtisë kombëtare fshin Kosoven si shtet i pavarur dhe e paraqet atë si territor të Serbisë! Shikoni hartën që Zografi Bis poston në Fb e tij. Sb,”– shkruan Berisha në një status në Facebook-un e tij.

Në lidhje me këtë postim ka reaguar edhe Luan Rama, i cili e quan një postim fyes dhe provokativ.

 

 

Kosova brenda Serbisë – një postim provokativ dhe fyes i Kryeministrit të Shqipërisë!

Nuk është një lapsus. Nuk është as ndonjë gabim prej pakujdesisë, publikimi në faqen e profilit të Edi Ramës në fb i hartës së “investimeve për sigurimin e furnizimit 24 orë me ujë në zonat rurale të vendit nga veriu në jug”, siç shkruan ai vetë, ku ndër shtetet që ndajnë kufi me Shqipërinë, mungon Kosova, e cila është vendosur brenda kufijëve të Serbisë.
Nuk është as ndonjë lajthitje e rastit, po të kemi parasysh se me sa vëmendje e përkujdesje e kuron gjithë performancën e vet mediatike Kryeministri i Shqipërisë.
Eshtë një postim provokativ dhe fyes i Kryeministrit të Shqipërisë, jo vetëm për Kosovën dhe qytetarët e saj, po për të gjithë shqiptarët kudo ku ata jetojnë dhe punojnë!”- shkruan Rama krahas postimit të tij në rrjetet sociale.

Ndërsa mediat serbe e kanë cilësuar këtë postim në rrjetet sociale të kryeministrit Edi Ram si një ‘shok’ për Prishitinën.

 

 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama gafa e rames me harten e kosoves luan rama mediat serbe sali berisha edi rama gafa e rames me harten e kosoves luan rama mediat serbe sali berisha

Sondazh

Poll