Politike

Kallëzimi i Dvoranit, Bardhi mbështet Metën: Ka minuar ligjshmërinë e Gjykatës Kushtetuese

19 Nëntor 2019, 15:25 Nga DOSJA
Kallëzimi i Dvoranit, Bardhi mbështet Metën: Ka minuar

TIRANË– Partia Demokratike ka mbështetur sot Presidentin Ilir Meta në lidhje me kallëzimin që ka bërë në Prokurori për kreun e KED, Ardian Dvoranin. Në një deklaratë për shtyp, Gazmend Bardhi deklaroi se Dvorani ka minuar ligjshmërinë dhe besueshmërinë e Gjykatës Kushtetuese.

Bardhi shton më tej se duhet një hetim i shpejtë, i plotë dhe i pavarur ndaj Dvoranit, në mënyrë që sipas tij të rikthehet besimi tek drejtësia.

Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi

Kallëzimi penal i Presidentit të Republikës ndaj Kryetarit të KED është akti i duhur në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.

Me veprimet e tij në shërbim të partisë në pushtet, Ardian Dvorani ka minuar ligjshmërinë dhe besueshmërinë e Gjykatës Kushtetuese.

Partia Demokratike beson se një hetim i shpejtë, i plotë dhe i pavarur  i shkeljeve të ligjit nga Ardian Dvorani, është një gur themeli për rikthimin e besimit tek drejtësia.

Nga veprimet e prokurorisë do të varet, nëse shqiptarët mund të besojnë akoma se Reforma në Drejtësi nuk u bë që sistemi të kontrollohet nga Edi Rama, por për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar dhe për të trajtuar shqiptarët si të barabartë para ligjit.

Ditën e sotme, Presidenti Ilir Meta firmosi një kallëzimin penal me akuzën e shpërdorimit të detyrës ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvoranit.

Pas këtij kallëzimi, vetë Dvorani në një reagim për mediat është shprehur se do të tregohet i gatshëm për t’u paraqitur prangë organit të akuzës për të dhënë “shpjegimet përkatëse mbi faktet e të vërtetën, si edhe ligjin e zbatueshëm lidhur me to, ashtu siç e bën pa zhurmë e bujë çdo qytetar i zakonshëm i këtij vendi”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gazmend bardhi padia e metes per ardian dvoranin gazmend bardhi padia e metes per ardian dvoranin

Sondazh

Poll