Politike

Dha dorëheqjen për rastin e Alvin Berishës/Meta dekreton lirimin e Gent Gazheli si ambasador në Turqi

19 Nëntor 2019, 12:04 Nga DOSJA
Dha dorëheqjen për rastin e Alvin Berishës/Meta dekreton lirimin

Tiranë- Presidenti Ilir Meta dekreton lirimin e Gent Gazheli si ambasador i Shqipërisë në Turqi. Gent Gazheli nuk do të jetë më ambasadori i Shqipërisë në Turqi pasi ai dorëheqjen nga kjo detyrë pa publikimit të historisë së Alvin Berishës, i cili ndodhej në një kamp në Siri.  Në këtë detyrë Meta ka dekretuar emërimin e Kastriot Robos.

Gazheli mori detyrën më 9 shkurt të vitit 2016, nga presidenti Bujar Nishani dhe dha dorëheqjen për aryse personale, disa ditë para se të bëhej publik rasti i Alvinit.

Po kush është Gent Gazheli?

Gazheli është ish-kryefinancieri i PS që dikur mbante peshën e madhe të financave të partisë. Berisha e cilësonte si “lavatriçja e parave të pista” kur Gazheli mbante postin e drejtorit të Agjencisë së Luftës Kundër Pastrimit të Parave. Emri i tij madje ra edhe në sytë e mediave të huaja të cilat i dedikuan nje shkrim kur befas, në shkurt të 2016-ës, u emërua ambasador në Turqi.

Dekreti i presidentit

PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Z. Kastriot Robo, emërohet ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën Islamike të Iranit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Republikën e Gjeorgjisë, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jorezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11357
Tiranë, më 19.11.2019

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

Historia e Alvin Berishës

Historia e 11-vjeçarit u bë publike nga emisioni investigativ italian “Le Ienne”, ku me ndihmën e gazetarëve, pas pesë vitesh kërkimeve në fund, i ati i dëshpëruar Afrim Berisha, arriti të depërtonte ne kampet e Sirisë dhe takoi të birin, në 25 shtator të këtij viti.

Tre ditë pas publikimit të investigimit të “Le Iene” për rastin e fëmijët 11 vjeç dha dorëheqjen edhe Genti Gazheli, ambasadori i Shqipërisë në Turqi, por të prekurit nga historia e të voglit shqiptar nuk u  dorëzuan.

Italianë, shqiptarë dhe njerëz anëmbanë botës bashkë me median ushtruan presion mbi qeverinë shqiptare dhe organet kompetente në mënyrë që 11-vjeçari të hidhej sërish në krahët e të atiti dhe këtë herë për të mos u larguar më kurrë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dorëhiqet gent gazheli historia e alvin berishes ne siri dorëhiqet gent gazheli historia e alvin berishes ne siri

Sondazh

Poll