Politike

KQZ-ja kërkon para për dy furgona/ Ironizon Manja: Ne nuk po japim shpërblime. Fino: Janë kërkesa luksi (VD)

19 Nëntor 2019, 11:41 Nga DOSJA
KQZ-ja kërkon para për dy furgona/ Ironizon Manja: Ne nuk po japim

Tiranë- Në mbledhjen e sotme të KQZ-së pati sërish diskutime për buxhetin e 2020 për financimin e institucioneve.

Nuk munguan edhe kërkesat e KQZ-së për rritje të buxhetit. Sekretari i përgjithshëm i KQZ kërkoi nga relatori Bashkim Fino që në buxhetin e 2020 të shtohet fondi me 20.144 milionë lekë për blerjen e dy furgonave, shtesë për pagat pasi janë punësuar 71 punonjës, por edhe shtimin e një kati në godinën e saj.

Buxheti i vitit 2020 është i njëjtë me 2019″ tha sekretari i përgjithshëm i KQZ. Ndërsa Fino nuk u kursye në përgjigjen e tij:  “Dy kërkesat për godinën dhe makinat janë kërkesa luksi”.

Ndërsa Manja e pasoi me ironinë “Ne nuk po japim shpërblime ky është buxheti i shtetit“.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkim fino debate tek ligjet ulsi manja bashkim fino debate tek ligjet ulsi manja

Sondazh

Poll