Politike

Meta firmos padinë ndaj Ardian Dvoranit: Po i jap një mundësi historike Reformës në Drejtësi

19 Nëntor 2019, 11:15 Nga DOSJA
Meta firmos padinë ndaj Ardian Dvoranit: Po i jap një mundësi

TIRANË- Preidenti Ilir Meta ka firmosur sot kallëzimin penal ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin, të cilin e akuzon për dy për dy vepra të rënda penale. Në një reagim në Facebook, Meta ka treguar momentin kur ka firmosur padinë dhe shkruan se si President i Republikës, po i jep një mundësi historike Reformës në Drejtësi, për të treguar integritetin dhe vërtetësinë e saj.

Të dashur qytetarë! Sapo nënshkrova kallëzimin penal të premtuar ndaj Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, z.Ardian Dvorani. Si President i Republikës, po i jap një mundësi historike Reformës në Drejtësi, për të treguar integritetin dhe vërtetësinë e saj”, shkruan Meta. 

Ndërkohë në padinë e Metës ndaj kreut të KED shkruhet se “Veprimet dhe mosveprimet e zotit Dvorani kanë krijuar një pasojë shumë të rëndë, që është cenimi i legjitimitetit të të gjithë procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe kanë krijuar një debat të fortë publik që sjell pasoja të pariparueshme për mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë dhe uljen e besimit të publikut tek Gjykata Kushtetuese dhe implementimi i reformës në sistemin e drejtësisë“.

Po ashtu në kallëzim (LEXO KËTU TË PLOTË) shtohet më tej se “nga tërësia e rrethanave vlerësohet se përgjatë detyrës së Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ai me dashje ka shpërdoruar funksionin publik që i është ngarkuar dhe ka marrë përsipër të realizojë’. 

VEPRAT PENALE QË AKUZOHET DVORANI

1- shpërdorim detyre neni 248 kodit penal

2 -përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore, 246 kodi penal.

PËRPLASJA META-DVORANI

Ngërçi KED-Presidencë-Kuvend, ka shkaktuar një amulli me Gjykatën Kushtetuese, pasi Meta nuk e njeh Arta Vorpsin si anëtare të saj dhe për rrjedhojë nuk i ka bërë as betimin, ndërsa Kuvendi dhe KED, po. Meta ka dekretuar  Marsida Xhaferllarin, ndërsa Arta Vorpsi nënshkroi një deklaratë tek noterja dhe me të u paraqit në kushtetuese. 

Për situatën e krijuar, Meta deklaroi  se do të kallëzojë penalisht Ardian Dvoranin për dy akuza, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Meta tha se KED ka vetëm rol procedurial për t’u marrë me dokumentacionet e Parlamentit, Gjykatës dhe Presidentit, dhe se vendimet e marra nga Dvoranin nuk janë kryer në mënyrë kolegjiale por individuale. Kreu i shtetit, e akuzoi Dvoranin se ka dërguar listat e vakancave përnjëherazi, qëllimisht, dhe se ka shpërdoruar detyrën me botimin në Fletoren zyrtare të kandidatëve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ardian dvorani ilir meta meta firmos padine per dvoranin padia e metes per ardian dvoranin ardian dvorani ilir meta meta firmos padine per dvoranin padia e metes per ardian dvoranin

Sondazh

Poll