Politike

Cakaj takohet me ministren e Jashtme të Suedisë: BE diskrimonon Kosovën, nuk po heq vizat

19 Nëntor 2019, 10:45 Nga DOSJA
Cakaj takohet me ministren e Jashtme të Suedisë: BE diskrimonon

TIRANË- Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti sot në Tiranë Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde. Suipas zyrrës së medias në MEPJ bëhet me dije se hjatë takimit, u diskutua mbi dinamikën e marrëdhënieve dypalëshe, avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, zhvillimet në rajonin e Ballkanit dhe sfidat e sigurisë.  Forcimi i dialogut politik, jo vetëm mes vendeve tona, por edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor e më gjerë, ku si Shqipëria, ashtu edhe Suedia luajnë një rol aktiv, u cilësua i një rëndësie të veçantë.

Më tej mësohet se Cakaj vlerësoi rolin mbështetës të Suedisë për procesin e zgjerimit, në përgjithësi dhe përpjekjeve të Shqipërisë, në veçanti, në këtë proces. Ata ndanë të njëjtin mendim se, procesi i integrimit  në BE, mbetet procesi më themelor për Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi ofron kuadrin e nevojshëm të reformave drejt stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm politik dhe ekonomik të Shqipërisë.  

Por, Cakaj u ndal edhe në qasjen që BE ka ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj sa i përket liberalizimit të vizave: “Pothuajse si çdo herë tjetër, në takime të formatit të tillë, nënvijëzova edhe qasjen e padrejtë të BE-së karshi qytetarëve të Kosovës. Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet teknike dhe meriton të lëvizë lirshëm pa regjim vizash, në hapësirën e Bashkimit Evropian.

Një tjetër temë diskutimi ishte dhe kryesimi i Shqipërisë në OSBE në vitin 2020, si një objektiv madhor i politikës së Jashtme shqiptare, ku ministri Cakaj  mori sigurinë e mbështetjes suedeze, për punën e bërë deri tani.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ann linde cakaj takohet me ministren e punëve të jashtme të suedisë gent cakaj ann linde cakaj takohet me ministren e punëve të jashtme të suedisë gent cakaj

Sondazh

Poll