Politike

‘Do ndal puçin kushtetues’, zbardhet takimi i Metës me opozitën: Duhen zgjedhje të parakohshme

19 Nëntor 2019, 10:39 Nga DOSJA
‘Do ndal puçin kushtetues’, zbardhet takimi i Metës me

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka zbardhur takimin 90 minutësh që ka zhvilluar ditën e sotme në Presidencë me kryedemokratin Lulzim Basha dhe me aleatët e PD-së. Në një reagim zyrtar pas takimit, Meta është shprehur se mbështet opozitën në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Pasi diskutoi me të gjithë të pranishmit situatën politike në vend, mësohet se presidenti theksoi se dotë ndërmerrte çdo veprim të asaj që ai e quajti puç kushtetues, duke iu referuar edhe ngërçit me ngritjen e Kushtetueses.

“Kreu i Shtetit përshëndeti hapat e ndërmarra nga opozita për miratimin pa asnjë vonesë të reformës zgjedhore, si dhe qëndrimin publik të Opozitës së Bashkuar për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme të menjëhershme, me qëllim kthimin e legjitimitetit të munguar Kuvendit të Shqipërisë dhe rivendosjes së dialogut politik në institucione,”-thuhet në njoftimin zyrtar të Presidencës. 

Në fund, tema e diskutimit u bë sërish çelja e negociatave me BE-në, ku Meta u shpreh se përmbushja urgjente e kushteve të Bundestagut dhe anëtarsimi në union do të ishte zgjidhja e vetme për ndalimin e shpopullimit të vendit.

REAGIMI I PLOTË

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta zhvilloi sot një takim me kryetarët e partive të Opozitës së Bashkuar, drejtuar nga Kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha. Presidenti Meta i njohu të gjithë pjesëmarrësit në takim me situatën dramatike të sundimit të ligjit, dhe veçanërisht me zbatimin e njëanshëm antikushtetues të Reformës në Drejtësi.

Manipulimi i procesit të emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke synuar kapjen e Gjykatës Kushtetuese përmes rrëmbimit të të drejtës kushtetuese të Presidentit të Republikës për të bërë emërimet e tij, është skandali më flagrant i Reformës në Drejtësi dhe shkeljes së Kushtetutës. Presidenti theksoi se nuk do të lejojë askënd të neutralizojë kompetencat e Presidentit të Republikës, siç ia njeh Kushtetuta e vendit, dhe se do të ndërmarrë çdo veprim për të ndaluar këtë puç kushtetues.

Kreu i Shtetit përshëndeti hapat e ndërmarra nga opozita për miratimin pa asnjë vonesë të reformës zgjedhore, si dhe qëndrimin publik të Opozitës së Bashkuar për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme të menjëhershme, me qëllim kthimin e legjitimitetit të munguar Kuvendit të Shqipërisë dhe rivendosjes së dialogut politik në institucione. Presidenti Meta vuri në dukje se përmbushja urgjente e kushteve të Bundestagut është e vetmja rrugë e sigurtë për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, dhe për ndalimin e shpopullimit dramatik të vendit.

Ilir Meta për 90 minuta ka pritur sot në një takim në Presidencë Lulzim Bashën dhe aleatët e tij. Takimi është fokusuar në dy çështje kryesore, zgjidhja e krizës politike dhe zgjidhja e ngërçit me Gjykatën Kushtetuese. Meta dhe Basha në dy deklarata të ndryshme pas takimit kanë qenë një një linjë, duke u shprehur se zgjidhja e krizës vjen nga zgjedhje e parakohshme. Në takim mungonte, Kryemadhi, Mediu dhe Idrizi.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta takohet me opoziten ngërçi me gjykatën kushtetuese ilir meta meta takohet me opoziten ngërçi me gjykatën kushtetuese

Sondazh

Poll