Politike

“Ndodhi çfarë ndodhi…”/ Ralf Gjoni: Për Zgjedhoren dora jonë ka qenë gjithmonë e shtrirë ndaj PD-së dhe LSI-së

19 Nëntor 2019, 10:32 Nga DOSJA
“Ndodhi çfarë ndodhi…”/ Ralf Gjoni: Për

TIRANË-  Gjatë tryezës së sotme të Reformës Zgjedhore, deputeti Ralf Gjoni ka deklaruar se  dora e tyre ka qenë gjithmonë e shtrirë ndaj PD-së dhe LSI-së për të qenë pjesëmarrëse. Ai kundërshtoi propozimin e PD-së për financim 100% të fushatës nga shteti, por tha se opozita është e mirëpritur në tryezë.

Nuk mund flasim për pulla kamerdareje pa ndryshuar rrotën, beteja jonë është për ndryshimin e sistemit. Dora jonë ka qenë gjithmonë e shtrirë ndaj PD-së dhe LSI-së, ndodhi çfarë ndodhi, tani të bashkojmë forcat për një reformë tërësore në shërbim të vendit. Është një hap i parë i mirë, PD-ja është e mirëpritur edhe në gjirin e komisionit, ku duhet të trajtojmë propozimet me seriozitet. Është prani e mirëpritur. Nuk e mbështes financimin e partive 100% nga shteti. Duhet një ekonomi miks, nga shteti dhe donatorët privatë. Por hajde të diskutojmë për modelin që i duhet Shqipërisë‘  u shpreh ai për Report Tv.

Komisioni i Reformës Zgjedhore me ndërjmetësimin e OSBE, ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Mbledhja sot është diskutuar në financimin e partive dhe ndryshimet e duhura në ligj. Gjiknuri në një deklaratë u shpreh se mirëpret propozimet e PD, ndërsa nga ana tjetër opozita ka bërë të qartë qëndrimin e saj me një sërë amendamendesh. PD kërkon financim 100% nga shteti.

J.V.Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ralf gjoni reforma zgjedhore ralf gjoni reforma zgjedhore

Sondazh

Poll