Politike

Tryeza për ‘Zgjedhoren’, Gjiknuri: Diskutimet e sotme për financimin e partive, mirëpresim propozimet e PD (VD)

19 Nëntor 2019, 10:12 Nga DOSJA
Tryeza për ‘Zgjedhoren’, Gjiknuri: Diskutimet e sotme për

TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat në lidhje me diskutimet e sotme për Reformën Zgjedhore.

Gjiknuri tha se sot diskutimet kanë qenë të shumta, ku fokusi ishte tek financimi i partive dhe ende nuk është marrë një vendim si do veprohet. Po ashtu ai përsëriti thirrjen që PD të sillte propozimet e saj në tryezën e përbashkët. 

Qëllimi i tryezës është më i gjerë, për të parë përtej fushatës edhe financimin e partive. Ka diskutime nga më të ndryshmet problemet kryesore janë aspekti i raportimi, kufizimet në shuma por edhe idetë apo kërkesa që kanë ardhur nga institucionet ndërkombëtare edhe për të kufizuar reklamat politike apo edhe për t’i eleminuar ato.” tha Gjiknuri.

Bashkëkryetari i Reformës më tej u shpreh se kjo tryeze do të shërbejë dhe për reformimin e partive politike, ndaj PD sipas tij ka vendin e saj në diskutime. 

PD-në e presim të vi me propozime konkrete në procesin e Reformës Zgjedhore dhe kur të shohim propozime të shkruara, se deri më tani nuk kemi parë gjë, përvec deklaratave politike, do shprehemi në lidhje me to. Sa i përket rolit të PD, prezanca e saj në tryezë është e mirëpritur. Unë jam i bindur që ne mund të kemi mundësi ta shfrytëzojmë këtë tryezë për të adresuar edhe ëështje të reformimit të partive politike. Legjislacioni i ri për financimin e partive politike do të përfshije edhe partitë kryesore shqiptare që në këtë rast është edhe PD”,  ishte kjo një pjeë e deklaratës së tij. 

Komisioni i Reformës Zgjedhore me ndërjmetësimin e OSBE, ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Mbledhja sot është diskutuar në financimin e partive dhe ndryshimet e duhura në ligj. Gjiknuri në një deklaratë u shpreh se mirëpret propozimet e PD, ndërsa nga ana tjetër opozita ka bërë të qartë qëndrimin e saj me një sërë amendamendesh. PD kërkon financim 100% nga shteti.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike damian gjiknuri reforma zgjedhore damian gjiknuri reforma zgjedhore

Sondazh

Poll