Politike

“Ligjet”/ Fino përplaset me këshilltarin e Metës: Ju të Presidencës jeni të përkëdhelur, keni rritje buxhetore

19 Nëntor 2019, 09:59 Nga DOSJA
“Ligjet”/ Fino përplaset me këshilltarin e Metës: Ju

Tiranë- Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve po diskutohet për buxhetin 2020 për disa institucione.

I pranishëm në mbledhjen e sotme është edhe këshilltari i kreut të shtetit Petraq Milo, i cili deklaroi se ka dy vite që Presidencës që nuk i miratohet fondi për menaxhimin dixhital. “Buxheti i këtij viti është 252.3 milionë lekë. Shpenzime për personel 123 milionë. Kërkesat tona plotësohen vetëm ka dy vite që nuk na miratohet fondi prej 36 milionë lekë për menaxhimin dixhital. Duam të realizohet projekti”,  tha Milo.

Menjëherë reagoi Fino, i cili e quajti presidencës si institucion të përkëdhelur pasi ka pasur një rritje buxhetore.

Ju jeni të përkëdhelurit e Financave keni shumë rritje buxhetore krahasuar me 2019. Ministria e Financave ka dhënë cdo vit për presidencën 6 milionë investime. Zoti Milo keni 6 milionë lekë investime për 2019 dhe keni realizuar 1.6 milionë lekë. Gjynah që nuk ua japim institucioneve të tjera. E mbështesim kërkesën tuaj për projektin e dixhitalizimin, dhe besoj se që nga viti i ardhshëm duhet të japim të paktën 10 milionë lekë”, u shpreh ai.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike buxheti 2020 për presidencën debate te ligjet buxheti 2020 për presidencën debate te ligjet

Sondazh

Poll