Politike

Shehi pas takimit me Metën: Do dalim në deklaratë, mos të bëjmë rrëmujë dhe zhurma kot

19 Nëntor 2019, 09:32 Nga DOSJA
Shehi pas takimit me Metën: Do dalim në deklaratë, mos të

TIRANË- Pasi ka përfunduar takimi mes Ilir Metës dhe krerëve të opizitës, Dashamir Shehi teksa ishte duke dalë nga Presidenca, ka dhënë një deklaratë të shkurtër, por nuk tregoi detaje nga takimi. 

Shehi u shprehet se ai nuk mund të fliste më shumë pasi vet Presidenca dhe Basha do të mbajnë një deklaratë, të cilat do të jenë zyrtare. 

Presidenca do të dalë vetë më një deklaratë të saj. Kjo është punë e gjatë shumë.Edhe zoti Basha do të mbajë një deklaratë më vonë, pasi të mbarojë takimin me ministrin e Jashtëm të Suedisë. Më mirë me ato letrat zyrtare që të mos bëhet rrëmujë” tha Shehi.

Ilir Meta për 90 minuta ka pritur sot në një takim në Presidencë Lulzim Bashën dhe aleatët e tij. Takimi është fokusuar në dy çështje kryesore, zgjidhja e krizës politike dhe zgjidhja e ngërçit me Gjykatën Kushtetuese. Meta dhe Basha në dy deklarata të ndryshme pas takimit kanë qenë një një linjë, duke u shprehur se zgjidhja e krizës vjen nga zgjedhje e parakohshme. Në takim mungonte, Kryemadhi, Mediu dhe Idrizi.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dashamir shehi meta takohet me opoziten dashamir shehi meta takohet me opoziten

Sondazh

Poll