Politike

“Është i dobishëm kur e kam nën kontroll”, Meta flet për Ramën: Më del nga duart dhe e humb

18 Nëntor 2019, 22:08 Nga DOSJA
“Është i dobishëm kur e kam nën kontroll”, Meta

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme për përplasjen që ka me ambasadorët, teksa këtë pasdite shpalli non-grata ambasadorin e OSBE-së, Bernd Borchardt.

I ftuar në emisionin “Open”, Meta foli edhe për kryeministrin Edi Rama, për të cilin u shpreh se kur e ka nën kontroll, Rama është i dobishëm.

Është i dobishëm kur e kam nën kontroll. Sapo më del nga duart e humb,”- tha ndër të tjera Meta.

Ditën e sotme, presidenca njoftoi se presidenti Ilir Meta ka shpallur si të padëshiruar ambasadorin e OSBE në Tiranë, Berndt Borchard pasi sipas Metës fakti qe Borchardt vuri në diskutim Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqipëri në qershor 2019 dhe që i tregoi publikisht gishtin e mesit qytetareve shqiptare, teksa protestonin lirimin e protestuesve të Unazës së Re, e bëjnë atë të padëshirueshem.

Vetë ambasadori në një reagim u shprehur se atë natë protestues ishin vetëm burra dhe se e kishin terrorizuar. Ndërsa përpara gazetarëve, ambasadori e humbi durimin dhe u kërkoi atyre ta linin të qetë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta per ramen ilir meta meta per ramen

Sondazh

Poll