Politike

Basha zhvendoset në Greqi për 28-nëntorin, ja çfarë ka organizuar me bashkatdhetarët në Athinë

18 Nëntor 2019, 19:49 Nga DOSJA
Basha zhvendoset në Greqi për 28-nëntorin, ja çfarë

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vendosur që 28-nëntorin e këtij viti ta festojë në Greqi. Me anë të një njoftimi zyrtar, Basha ka bërë me dije se Ditën e Pavrësisë së Shqipërisë do ta festojë me bashkatdhetarët në Athinë.

Mësohet se takimi do të zhvillohet në mjediset e Hotel Radisson Blue Park, në zonën Pedion Areos, ku fillon Leoforo Aleksandras.

Më pas, sipas njoftimit në orën 19:00 do të zhvillohet një takim festiv, ndërsa më vonë Basha mësohet se do të shpalosë alternativat e partisë së tij, për gjithë zhvillimet në vend dhe trajtimin e emigrantëve shqiptarë nëpër botë.

Ftesa publike e bërë nga kryetari i Degës së Partisë Demokratike për Greqinë, Fatmir Gjoçi.

Të dashur bashkatdhetarë! Në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, me 28 Nëntor 2019, kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë z. Lulzim Basha, në ora 19:00, fton të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë në Greqi, në një takim festiv në Athinë, për të festuar së bashku, ditën më të rëndësishme të Kombit Shqiptar.

Më pas në orën 20:00, z. Basha do të zhvillojë një bashkëbisedim me qytetarët Shqiptarë që jetojnë në Greqi, për problematikat e emigracionit shqiptar, alternativë e Partisë Demokratike për emigrantët dhe nevoja që ka Shqipëria për kontributin e çdo Shqiptari, pavarësisht se ku jeton.

Mirëpresim çdo Shqiptar që jeton ne Greqi, pavarësisht bindjeve politike.

28 Nëntori është dita e Shqiptarëve!

KRENAR QË JAM SHQIPTAR!

Adresa ku do të zhvillohen të dyja takimet:

Salla e mbledhjeve dhe eventeve:

RADISSON BLU PARK HOTEL

Leoforo Aleksandras 10, Athinë, Greqi.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha per 28-nentorin fatmir gjoci lulzim basha basha per 28-nentorin fatmir gjoci lulzim basha

Sondazh

Poll