Çfarë po ndodh në selinë blu? Basha takim me aleatët, çfarë po diskutohet disa orë para takimit me Metën
18 Nëntor 2019, 18:33Nga DOSJA
TIRANË- Kreu i PD Lulzim Basha po zhvillon një takim me aleatët e djathtë në selinë e PD.
Në këtë takim ishte i pranishëm ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt, si dhe përfaqësues të OSBE-së, Sekretari i përgjithshëm i asamblesë parlamnetare të OSBE, Roberto Montella, ekspertë të çështjeve zgjedhore si dhe krerët e partive opozitare në koalicion me Partinë demokratike.
Partia Demokratike ka nxjerrë edhe një projekt-rezolutë, për të zbardhur se nga vijnë paratë me anë të së cilave financohen partitë.
Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar ka zhvilluar një projekt-rezolutë të tillë, pasi ka akuzuar shpesh herë maxhorancën e vendit se financohet nga para të pista e të krimit të organizuar.
Theksojmë se partitë opozitare jashtë-parlamentare, nesër në mëngjes do të zhvillojnë një takim me presidentin Ilir Meta, me ftesë të këtij të fundit në institucionin e Presidencës.
Ditën e sotme, presidencanjoftoi se presidenti Ilir Meta ka shpallur si të padëshiruar ambasadorin e OSBE në Tiranë, Berndt Borchard pasi sipas Metës fakti qe Borchardt vuri në diskutim Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqipëri në qershor 2019 dhe që i tregoi publikisht gishtin e mesit qytetareve shqiptare, teksa protestonin lirimin e protestuesve të Unazës së Re, e bëjnë atë të padëshirueshem.
Vetë ambasadori në një reagim më të hershëm është shprehur se atë natë protestues ishin vetëm burra dhe se e kishin terrorizuar.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt është indinjuar me gazetarët pasi është pyetur në lidhje me një koment mbi faktin që Presidenti Ilir Meta e sh...
TIRANË– Pas ambasadorit Borchardt, i cili pasditen e sotme u shpall non-grata nga Presidenti Ilir Meta, e ka radhën një tjetër ambasador. Në një artikull, ...
TIRANË- Presidenca jep sqarime për takimin e zhvilluar sot mes Presidentit Ilir Meta dhe delegacionit të OSBE, që kryesohej nga presidentit George Tseretel...
TIRANE– Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar aktin e presidentit Ilir Meta për të shpallur të “padëshiruar” në ambien...
TIRANË- Pas qëndrimit të ashpër të presidentit Ilir Meta i cili shpalli non-grata në ambientet e presidencës, ambasadorin e OSBE në Shqipëri, Berndt Borcha...
TIRANE- Partia Demokratike përshëndet vendimin e presidentit Ilir Meta për të shpallur “të padëshiruar” në presidencë, ambasadorin e OSBE në Shqipëri, Berndt Bo...
TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar faktin që ambasadori i OSBE-së, Bern Borchardt është shpallur non grata nga Presidenti Ilir Meta....
TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka dalur në mbrojtje Presidentit Ilir Meta në lidhje me akuzat që ky i fundit ka ngritur ndaj krut të KED, A...