Politike

“Më lini të qetë”, Borchardt humb durimin para gazetarëve pasi u shpall non-grata: OSBE-ja, organizatë legjitime në Sh

18 Nëntor 2019, 18:31 Nga DOSJA
“Më lini të qetë”, Borchardt humb durimin para

TIRANË– Ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt është indinjuar me gazetarët pasi është pyetur në lidhje me një koment mbi faktin që Presidenti Ilir Meta e shpalli non-grata.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Borchardt është pyetur nga gazetarët mbi një koment pas shpalljes së tij non-grata nga Meta, teksa ka mbërritur në selinë e PD-së, dhe është shprehur se dëshiron ta lënë të qetë.

OSBE është organizatë legjitime në Shqipëri. Ju lutem më lini të qetë,”– është shprehur ambasadori para gazetarëve.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Montella është shprehur: Nuk komentoj asgjë!

Ditën e sotme, presidenca njoftoi se presidenti Ilir Meta ka shpallur si të padëshiruar ambasadorin e OSBE në Tiranë, Berndt Borchard pasi sipas Metës fakti qe Borchardt vuri në diskutim Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqipëri në qershor 2019 dhe që i tregoi publikisht gishtin e mesit qytetareve shqiptare, teksa protestonin lirimin e protestuesve të Unazës së Re, e bëjnë atë të padëshirueshem.

Vetë ambasadori në një reagim më të hershëm është shprehur se atë natë protestues ishin vetëm burra dhe se e kishin terrorizuar.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bern borchardt berndt borchard nxjerr gishtin e mesit meta shpall non grada borchardt bern borchardt berndt borchard nxjerr gishtin e mesit meta shpall non grada borchardt

Sondazh

Poll