Politike

Meta përzuri Borchard nga presidenca, PD e përshëndet/ Noka: Veprim shtetari, gishti që iu drejtoi shqiptarëve… (REAGIMI)

18 Nëntor 2019, 15:48 Nga DOSJA
Meta përzuri Borchard nga presidenca, PD e përshëndet/ Noka:

TIRANE- Partia Demokratike përshëndet vendimin e presidentit Ilir Meta për të shpallur “të padëshiruar” në presidencë, ambasadorin e OSBE në Shqipëri, Berndt Borchard. Në një reagim në rrjetet sociale, ish-deputeti Flamur Noka, thotë se ky është një veprim dinjitoz shtetari, pasi gishti që sipas PD Borchard iu nxorri qytetarëve nuk është përfaqësues i OSBE.

Reagimi i plotë i Flamur Nokës:

Përshëndes vendimin e Presidentit të Republikës për punonjësin e “zyrës së shtypit të Ramës” që paguhet nga OSBE si ambasador.Veprim dhe vendim dinjitoz prej shtetari i Presidentit. Gishti që ju drejtua shqiptarëve nuk mund të përfaqësojë një organizatë ndërkombëtare prestigjioze dhe dinjitoze si OSBE.

 

Ditën e sotme, presidenca njoftoi se presidenti Ilir Meta ka shpallur si të padëshiruar ambasadorin e OSBE në Tiranë, Berndt Borchard në institucionin e presidencës. Kjo lëvizje lidhet me dy arsye që sipas Metës e bëjnë Borchardt të padëshiruar.

E para, sipas Metës, sepse Borchardt vuri në diskutim Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqipëri në qershor 2019. Dhe e dyta, sepse Borchard i tregoi publikisht gishtin qytetareve shqiptare, teksa protestonin lirimin e protestuesve të Unazës së Re.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike berndt borchard nxjerr gishtin e mesit flamur noka ilir meta meta shpall non grada borchardt berndt borchard nxjerr gishtin e mesit flamur noka ilir meta meta shpall non grada borchardt

Sondazh

Poll