Politike

Ngërçi me Kushtetuesen, Koçijançiç: Nuk i takon BE-së ta vlerësojë, Komisioni i Venecias zgjidhje efektive

18 Nëntor 2019, 15:45 Nga DOSJA

TIRANË– Zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Koçijançiç ka reaguar lidhur me ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese.

Në një prononcim të saj, të publikuar në faqen zyrtarë të BE-së në Twitter, Koçijançiç shprehet se nuk është në kompetencat e Unionit vlerësimi i përputhshmërisë së hapave të ndërmarrë në lidhje me emërimin e anëtarëve të Kushtetueses.

Për zgjidhjen e konfliktit, ajo shprehet se një mënyrë efektive për ta trajtuar këtë situatë si një çështje me përparësi është një opinion i Komisionit të Venecias.

Nuk i takon Bashkimit Europian të vlerësojë përputhshmërinë e hapave të ndërmarrë në lidhje me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese me Kushtetutën dhe ligjet përkatëse. Në mungesë të një Gjykate Kushtetuese funksionale që mund të vendose mbi këtë interpretim të papajtueshëm, rekursi për një mendim të Komisionit të Venecias duket si një zgjidhje efektive për ta trajtuar këtë situatë si një çështje me përparësi,”-thotë ndër të tjera Koçijançiç.

Lidhur me deklaratën e saj ka reaguar edhe zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, i cili apeloi që Koçijançic të lexojë Kushtetutën dhe të mos përdoret nga qeveria.

REAGIMI I PLOTË:

Reforma në drëjtësi e miratuar unanimisht nga Parlamenti me ndryshimet kushtetuese dhe legjislative të vitit 2016 kishte konceptuar renditjen teknike nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kufizimin e diskrecionit të organeve të emërimit me tre kandidatët e parë më të kualifikuar, si dhe zbatimin e mekanizimit zhbllokues pas skadimit të një afati 30-ditor, si mjete të rëndësishme për të forcuar pranimin e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë, në veçanti të Gjykatës Kushtetuese, si dhe parimet e objektivitetit, meritokracisë dhe vazhdimësisë institucionale në lidhje me emërimin e zyrtarëve të sistemit të drejtësisë.

Një interpretim që nuk i pranon këta elementë thelbësore të mekanizmit të emërimit, siç përcaktohet në Kushtetutë dhe ligjet përkatëse, vë në pikëpyetje parimin e shtetit të së drejtës.

Nuk i takon Bashkimit Europian të vlerësojë përputhshmërinë e hapave të ndërmarrë në lidhje me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese me Kushtetutën dhe ligjet përkatëse.

Në të njëjtën kohë, është thelbësore që ky konflikt interpretimi të zgjidhet me urgjencë, duke marrë parasysh dispozitat dhe frymën e ndryshimeve kushtetuese dhe legjislative të vitit 2016, për të siguruar që Gjykata Kushtetuese të bëhet plotësisht funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur.

Në mungesë të një Gjykate Kushtetuese funksionale që mund të vendose mbi këtë interpretim të papajtueshëm, rekursi për një mendim të Komisionit të Venecias duket si një zgjidhje efektive për ta trajtuar këtë situatë si një çështje me përparësi.

NGËRÇI

Ngërçi KED-Presidencë-Kuvend, ka shkaktuar një amulli me Gjykatën Kushtetuese, pasi Meta nuk e njeh Arta Vorpsin si anëtare të saj dhe për rrjedhojë nuk i ka bërë as betimin, ndërsa Kuvendi dhe KED, po. Meta ka dekretuar dhe betuar në vend të Vorpsit, Marsida Xhaferllarin, e cila bashkë me Vorpsin bëri sot “xing” në dyert e Gjykatës Kushtetuese.

Për situatën e krijuar, Meta deklaroi në një konferencë për mediat tha sot se do të kallëzojë penalisht të hënën në prokurori, Dvoranin për dy akuza, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Meta tha se KED ka vetëm rol procedurial për t’u marrë me dokumentacionet e Parlamentit, Gjykatës dhe Presidentit, dhe se vendimet e marra nga Dvoranin nuk janë kryer në mënyrë kolegjiale por individuale. Kreu i shtetit, e akuzoi Dvoranin se ka dërguar listat e vakancave përnjëherazi, qëllimisht, dhe se ka shpërdoruar detyrën me botimin në Fletoren zyrtare të kandidatëve.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike maja koçijançiç ngërçi me gjykatën kushtetuese ngritja e gjykates kushtetuese tedi blushi maja koçijançiç ngërçi me gjykatën kushtetuese ngritja e gjykates kushtetuese tedi blushi

Sondazh

Poll