Kryemadhi i del në mbrojtje Metës, akuza ndaj Dvoranit: Është i kapur nga Rama, ky grusht shteti duhet çmontuar (VD)
18 Nëntor 2019, 15:32Nga DOSJA
TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka dalur në mbrojtje Presidentit Ilir Meta në lidhje me akuzat që ky i fundit ka ngritur ndaj krut të KED, Ardian Dvoranit. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Kryemadhi u shpreh se Dvorani është i kapur nga Rama.
Ndër të tjera, kryetarja e LSI-së i bëri thirrje maxhirancës, e cila sipas saj po bllokon ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.
“Jemi të gjithë të qartë se çfarë po ndodh. Unë nuk jam juriste por në Kushtetutë janë të qarta veprimet e Presidentit dhe Dvorani ka bërë shkelje në proçes.
Ai është i kapur nga Rama dhe kjo gjë tregohet hapur edhe nga mospublikimi i dekreteve të Presidentit në Fletore Zyrtare.
Lidhja e zotit Dvorani me Ramën dhe kapja e tij nuk ka bërë gjë tjetër veçse kanë prodhuar këtë krizë ku jemi sot. Mazhoranca të mos vazhdojë të bllokojë më Gjykatën e Lartë. Do të çmontohet ky grusht shtetit që ka ndodhur,”- tha Kryemadhi ndër të tjera.
Tre ditë më parë në një konferencë urgjente për mediat Presidenti Ilir Meta deklaroi se do të padisë në Prokurori, kreun e KED Ardian Dvoranin për ngërçin në Kushtetuese. Meta tha se Dvorani ka konsumuar dy vepra penale, shpërdorimin e detyrës dhe përvetësimin e titujve shtetëror. Kreu i Shtetit i cilësoi si mafioze veprimet e kreut të KED dhe të bëra qëllimisht që Presidenti të shkelte Kushtetutën. Meta iu përgjigj dhe akuzave të Ramës duke e quajtur të çmendur. Ai deklaroi se më këtë situatë alarmante popullit i ngelen tre rrugë: “Ose njerëzit të marrin armët që është e papranueshme, ose të pranojnë gjendjen, ose të largohen”. Rama u shpreh se presidenti është në anën e gabuar të historisë.
(F.M/DOSJA.AL)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Delegacioni i OSBE në Shqipëri ka mbërritur në zyrën e presidentit Ilir Meta, ku do të zhvillohet takimi i thirrur nga Meta në lidhje me situatën p...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi foli sot në një bashkëbisedim me gazetarët në lidhje me situatën aktuale dhe politik...
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt në një intervistë për “Panorama.al” ka sqaruar incidentin që shkaktoi jo pak debate me banorët e Unazë së Re.Bor...
TIRANË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në Shqipëri për konferencën “Feja si instrument për paqen”, ka zhvillaur dhe një takim m...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta shpall “non grata” ambasadorin e OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt. Në letrën drejtuar OSBE-së, kreu i Shtetit, thotë se drejtue...
TIRANË- Tre anëtarët e këshillit të Autoritetit të Mediave Audiovizive kanë votuar kundër kalimit në Kuvend të projektligjit “Për shërbimet e medias në Re...
LEZHË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar mesditën e sotme një takim me fermerët e qarkut të Lezhës.Teksa mbante fjalën e tij para qytetarëve, Basha i...
TIRANE- Përplasje mes deputetit të Partisë Socialiste, Bashkim Fino me deputetin e opozitës së re, Adriatik Alimadhi, në Komisionin e Ligjeve. Teksa po diskutoh...
TIRANË– Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj do të duhet që të dorëzojë sot në orën 16:00 dosjen për kryedemokratin Lulzim Basha.Pas përfu...
TIRANË- Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ka reaguar për ngërçin në Gjykatën Kushtetuese. Soreca në një deklaratë nga Kuvendi i Shqipërisë th...