Aktualitet

Arta Marku tregon takimin me Ramën: Nuk ka qenë raportues, s’kam lidhje me politikën, këtë e tregoi rasti i Agim Kajmakut

13 Nëntor 2019, 09:21 Nga DOSJA
Arta Marku tregon takimin me Ramën: Nuk ka qenë raportues, s’kam

Tiranë- Kryeprokurorja Arta Marku ka deklaruar se Prokuroria e Përgjithshme nuk me kryeministrin Edi Rama është takuar vetëm në kohën e protestave. Ajo ka theksuar se nuk i raporton kryeministrit, madje takimi ishte një emergjencë për tensionet në protesta.

“Ishte koha e protestave kur u takova me Ramën.  Takimi me Ramën nuk ka qenë raportues.  Pati probleme ku disa protestues degjeneruan ne dhunë. Kanë qenë drejtori i SHISH, ministri i Brendshëm etj. Diskutuam për dhunën e ushtruar në këto protesta. Por takim për situatën emergjente që po kalonte vendi me dhunën”, ka deklaruar ajo.

Më tej ajo ka deklaruar se në 2017 si kryeprokurore nuk e ka zgjedhur politika, por ka pasur mbështetjen e ndërkombëtarëve. Ajo ka theksuar se rasti i Agim Kajmakut, i cili u shpall në kërkim, tregoi se nuk ka lidhje me politikën.

“Unë kam punuar në kushtet e një presioni të madh politik, mediatik, me kompetenca të kufizuara. Unë kam dëshmuar mjaftueshëm që nuk kam varësi nga politika, jam atemuar në të kundërtën në çdo rast publik. Por unë kam provuar të kundërtën. rasti i fundit është një vendimarrje për kryetarin e bashkisë Vorës, nuk është një tregues i vogël, tregova që nuk kam  varësi nga Policia. Nuk është tregues i vogël që ne e hetuam dhe ai u shkarkua. Kam bërë detyrën ashtu siç unë dita bëjë. Jam zgjedhur me mbështetjen e ndërkombëtarëve por jo mbështetje politike”, është shprehur Arta Marku.

Në garë për kreun e Prokurorisë së Përgjithshme janë Fatjona Memcaj, Arta Marku dhe Olsian Çela. Një ditë më parë në mbledhje  KLP vendosi që brenda 10 ditësh duhet të emerohen 8 prokurorët e SPAK-ut dhe brenda 14 dhjetorit Shqipëria do të ketë Kryeprokurorin e ri.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku gara për kryeprokuor intervistohet arta marku arta marku gara për kryeprokuor intervistohet arta marku

Sondazh

Poll