Aktualitet

Dhunaj ndaj transgjinorit Anxhela, Meta: Sulm burracak, të nxirren autorët para drejtësisë

13 Nëntor 2019, 09:17 Nga DOSJA
Dhunaj ndaj transgjinorit Anxhela, Meta: Sulm burracak, të nxirren

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër ndaj dhunës që është ushtruar kundër transgjinorit në Tiranë, me emrin Anxhela.

Në një reagim në rrjetet sociale, Meta kërkon që të nxirren autorët para drejtësisë teksa thekson se ky është një sulm burracak.

“E dënueshme dhuna kundër një anëtareje të komunitetit LGBTI në Shqipëri. I bëj thirrje autoriteteve ligjzbatuese të marrin masat e duhura për zbardhjen e këtij sulmi burracak dhe nxjerrjen para drejtësisë së autorëve,”- shkruan Presidenti.

Anxhela është dhunuar një natë më parë pasi ka marrë pjesë në paradën e lezbikeve në Tiranë. Ky denoncim u bë masivisht në rrjetet sociale, teksa qarkulluan fotot e transgjinorit ku shihej me gjak në fytyrë dhe i rrahur. 

Pas kësaj çështjeje, ka ardhur reagimi i Komisionit për Mborjtjen nga Diksriminimi dhe i Ambasadës Holandeze në Tiranë. Të dy institucionet e kanë dënuar këtë sulm dhe kanë kërkuar që autorët të vihen përpara drejtësisë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada e holandes ne shqiperi dhunohet transgjinorja anxhela ilir meta komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi ambasada e holandes ne shqiperi dhunohet transgjinorja anxhela ilir meta komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi

Sondazh

Poll