Aktualitet

Vetingu në Polici, konfirmohet në detyrë Adriatik Ago, KJV: nuk ka probleme me pasurinë

13 Nëntor 2019, 09:08 Nga DOSJA
Vetingu në Polici, konfirmohet në detyrë Adriatik Ago, KJV: nuk

TIRANË– Nëndrejtori i Përgjithshëm i SHÇBA-së Adriatik Ago është konfirmuar në detyrë. Të premten, para pesë ditësh, Ago u përball në seancë dëgjimore me Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit, KJV, por nuk iu gjetën probleme lidhur me pasurinë e deklaruar.

Trupa e Komisionit e përbërë nga Ana Kapaj, relatore, Elvira Daberdaku, Kryesuese e Trupës, Elida Liko, theksuan se zv/ drejtori i Përgjithshëm i SHÇBA-së ka bërë deklarime të sakta dhe ka burime që e justifikojnë.

Pas shqyrtimit të fakteve në lidhje me integritetin professional dhe etik u vendos që Adriatik Ago të konfirmohej në detyrë.

Nga ana tjetër, vetëm para pesë ditësh Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka shkarkuar nga detyra ish-drejtuesin e Inspektimit dhe Ankesave në SHÇBA, Oltion Shehun.

Shehu u penalizua pasi nuk justifikonte dot shpenzimet në raport me të ardhurat e tij, të cilat kapnin shumën e rreth 1.4 milion lekëve.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik ago komfirmohet ne detyre adriatik ago oltion shehu adriatik ago komfirmohet ne detyre adriatik ago oltion shehu

Sondazh

Poll