Aktualitet

Arta Marku e pranon: S’përmbusha dot pritshmëritë e publikut si Kryeprokurore, këto janë arsyet

13 Nëntor 2019, 08:53 Nga DOSJA
Arta Marku e pranon: S’përmbusha dot pritshmëritë e

Tiranë- Arta Marku para KLP-së ka deklaruar se në punën e saj si Prokuroe e Përgjithsme nuk i ka përmbushur të gjitha pritshmëritë e publikut. Kjo sipas saj për shkak të kompetencave të kufizuara të Prokurorit të Përgjithshëm.

“Ka qenë një periudhë e vështirë, por pritshmëritë e publikut kanë qenë shumë të mëdha, sidmos për çështje të veçanta, me emra konkretë. Unë jam e sigurt që nuk kam arritur të realizoj pritshmëritë. Por askush nuk është kujdesur gjatë kësaj kohë qe roli i Prokurorit të Përgjithshëm ka ndryshuar, nuk është më  ai prokuror që ka të gjitha kompetencat. Unë këu nuk i kam realizuzr pritshmëritë, kjo nuk ka qenë për shkak të mungësës së vullnetit nga ana ime, apo profesionalizimit,  por për shkak të mungesës së kompetencës dhe reformave në drejtësi. Nëse do të rithehesha pas në kohë të njëjtat gjëra do të bëja. Prokuroria ka qenë i vetmi institucion që ka punuar me kohë të plotë. Nëse do të zgjidhja sërish do të merresha më shumë me treguesit e punës së prokurorëve. Ne kemi një numër të kufizuar prokurorësh, rritje e besimit tek sistemi i drejtësusë. Prandaj dua një mandat të dytë”, u shpreh Arta Marku.

Në garë për kreun e Prokurorisë së Përgjithshme janë Fatjona Memcaj, Arta Marku dhe Olsian Çela. Një ditë më parë në mbledhje  KLP vendosi që brenda 10 ditësh duhet të emerohen 8 prokurorët e SPAK-ut dhe brenda 14 dhjetorit Shqipëria do të ketë Kryeprokurorin e ri.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku gara për kryeprokuor arta marku gara për kryeprokuor

Sondazh

Poll