Aktualitet

Flet Arta Marku para KLP-së: Puna si Prokurore e Përgjithshme s’ka qenë e lehtë, në sistem mungojnë hallkat, kam punuar

13 Nëntor 2019, 08:41 Nga DOSJA
Flet Arta Marku para KLP-së: Puna si Prokurore e Përgjithshme

Tiranë- Flet Arta Marku para KLP-së për garën për kryeprokuror. Ajo ka deklaruar para KLP-së se puna si Prokurore e Përgjithshme s’ka qenë e lehtë dhe se ka punuar në  në terren të vështirë.

“Kam nisur fillimisht në Fier e më pas kam kaluar si prokurore në Shkodër. Më duhet t’u prezatoj që puna në Shkodër ka qenë e lartë, në vitin 2014 kam parë edhe përgëzime për punën atje.  Në 2014 në Shkoder task forca e drejtuar nga unë arriti rezultate të njëjta me Tiranën.  Më 2017 unë para kurajon që të merrja pjesë në garën për kryeprokuror. Ka qenë një eksperiencë e mirë për mua, ka qenë periudhë jo e lehtë, ka pasur probleme me drejtësinë.  Një vit nuk kemi pasur Këshillin  e Lartë të Drejtësisë. Ka pasur kufizime të karakterit administrativ në sistem. Në sistem mungojnë hallkat.  Puna ime nuk ka qenë e lehtë, kam hasur vështirësi në terren. Gjatë jetës sime jam marrë me  shumë çështje.  Kam hetuar më gjatë korrupsionin e krimet ekonomike. Kam hetuar vrasje për gjakmarrje e hakmarrje si edhe cështje pranë Krimeve të Rënda. Prej 2004 kam përfaqësuar dhe dy dosje trafiqesh. Kam fituar eksperiencë në luftën kundër korrupsionit.”, është shprehur Arta Marku.

Në garë për kreun e Prokurorisë së Përgjithshme janë Fatjona Memcaj, Arta Marku dhe Olsian Çela. Dy kandidatët  pritet të merren në pyetje, Fatjona Memcaj në orën 11:00 dhe  Olsian Çela më 12:30. Një ditë më parë në mbledhje  KLP vendosi që brenda 10 ditësh duhet të emerohen 8 prokurorët e SPAK-ut dhe brenda 14 dhjetorit Shqipëria do të ketë Kryeprokurorin e ri.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku gara për kryeprokuor arta marku gara për kryeprokuor

Sondazh

Poll