Aktualitet

Shqipëria zgjohet me mot të furishëm, bllokohet lundrimi i anijeve, Ishmi del nga shtrati dhe izolon banesat, fshatrat që ka

13 Nëntor 2019, 08:22 Nga DOSJA
Shqipëria zgjohet me mot të furishëm, bllokohet lundrimi i

SHQIPËRI– Moti i keq ka sjellë pasoja në të gjithë vendin ditën e sotme. Mësohet se erërat e forta kanë sjellë anulimin e lundrimit të anijeve në Vlorë dhe Durrës.

Gjithashtu është pezulluar nisja e tragetit nga Durrësi drejt Barit. 

Ndërkohë lumi Ishëm ka dalë nga shtrati për shkak të prurjeve të shumta duke sjellë përmbytje në fshatin Murqanë. Disa banesa janë izoluar pasi janë të rrethuara nga uji, ndërsa rrugët janë përmbytur. 

Gjithashtu mësohet se një pjesë e Llogarasë ka mbetur pa energji elektrike. Pa energji elektrike kanë mbetur edhe disa nga fshatrat e Gjirokastrës dhe Tepelenës por të paktën rrugët në këtë zonë nuk janë bllokuar. 

Gjithsesi situata është në monitorim. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi murqane moti i keq ne shqiperi murqane

Sondazh

Poll