Aktualitet

Moti i keq, fshatrat e Gjirokastrës dhe Tepelenës mbeten pa drita

13 Nëntor 2019, 08:14 Nga DOSJA
Moti i keq, fshatrat e Gjirokastrës dhe Tepelenës mbeten pa drita

SHQIPËRI– Moti i keq ka sjellë pasoja edhe në Gjirokastër e Tepelen dhe në fshatrat përreth tyre. Mësohet se në qarkun e Gjirokastrës situata paraqitet e qetë përveç mungesës së energjisë elektrike në fshatrat e njësive administrative si Ballaban, Deshnicë dhe këlcyrë.

Shkak për këtë ndërprerje mësohet të jenë bërë erërat e forta dhe togëzmi i linjave. Ndërkohë që në Bashkinë Tepelenë ka mungesë të energjisë elektrike në Njësinë administrative Kurvelesh dhe Lopes.

Edhe në bashkinë Memaliaj në njësinë administrative Qesarat ka mungesë të ënërgjisë elektrike. Ndërsa në bashkinë Libohovë është me ndërprerje.

Rrugët janë të kalueshme ndërkohë që për problemin e energjisë elektrike është njoftuar OSHEE-ja dhe pritet që të merren masa.

Niveli i prurjeve te lumit Vjosa është 3.8 m.

Moti i keq ka sjellë probleme në të gjithë Shqipërinë ditën e sotme. Veçojmë këtu përmbytjet në fshatin Murqanë, mungesën e energjisë elektrike në Llogara, anulimin e lundrimit të anijeve në Durrës dhe Vlorë dhe pezullimin e nisjes së trageteve. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjirokastra pa drita moti i keq ne shqiperi tepelena pa drita gjirokastra pa drita moti i keq ne shqiperi tepelena pa drita

Sondazh

Poll