Aktualitet

Gara për PP/ Arta Marku para KLP-së: S’raportoj para Ramës, ‘dështova’ si kryeprokurore. Olsian Çela: Burgosim “të

13 Nëntor 2019, 07:58 Nga DOSJA
Gara për PP/ Arta Marku para KLP-së: S’raportoj para Ramës,

Tiranë– Në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sot u morrën në pyetje kandidatët për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, Arta Marku, Olsian Çela dhe Fatjona Memçja.  E para që u morr në pyetje ishte prokurorja e Përkohshme Arta Marku, intevista e së cilës zgjati mbi 1 orë. Pas saj Fatjon Memçaj dhe Olsian Çela.

Në deklaratën e saj Marku kërkoi një mandat të plotë. Prokurorja  u shpreh se puna si Kryeprokuror nuk ka qenë e lehtë dhe se ka punuar në një terren të vështirë. Ajo theksoi se nuk mundi do të përmbushte të gjitha pritshmëritë e publikut në punën 2 vjeçare si Kryeprokurore dhe kjo sipas saj për shkak të kufizimit të kompetencave dhe mungesës së hallkave në sistemin e drejtësisë.  Sa i përket akuzave për lidhje me politikën Arta Marku, u shpreh se rasti i shpalljes së kërkim të Agim Kajamakut tregoi se ajo nuk ka lidhje me qeverinë. Sipas saj zgjedhja në postin e kryeprokurores u bë nga faktori ndërkombëtar, pasi ka mbështetjen e tyre. Për takimi të shumë dikturuar me Ramës, ajo shpjegoi se ishte për shkak të protestave, por që nuk bërë një raprotim ndaj tij.

Ndërsa Fatjona Memçaj kërkoi një mandat të plotë duke deklaruar se duhet të  renditemi me dinjitet me partnerët tanë në luftën kundër krimit. Ajo theksoi se në postet e saj gjithmonë është emëruar në bazë të meritës dhe Ligjit.

Ndërsa nga ana e Olsian Çelës nuk kanë munguar edhe deklaratat e forta. Gjatë intervistë në KLP, kandidati për kryeprokuror u shpreh se deri më tani sistemi i drejtësisë në vend ka burgosur të dobëtit dhe ka përgatitur fidanishtet e krimit. Teksa kërkoi mandatin 7-vjeçar për kryeprokuror ai theksoi se avokatët në Shqipëri vendosin firma aty ku i kërkohet dhe sipas tij ka rënë besimi tek publiku.

Në seancën e intervistimit të kandidatëve, kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të EURALIUS dhe ODAPT. Në garë për kreun e Prokurorisë së Përgjithshme janë Fatjona Memçaj, Arta Marku dhe Olsian Çela.  Një ditë më parë në mbledhje  KLP vendosi që brenda 10 ditësh duhet të emerohen 8 prokurorët e SPAK-ut dhe brenda 14 dhjetorit Shqipëria do të ketë Kryeprokurorin e ri.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku fatjona memcaj gara për kryeprokuor intervistohet arta marku olsian cela arta marku fatjona memcaj gara për kryeprokuor intervistohet arta marku olsian cela

Sondazh

Poll