Aktualitet

Lumi Ishëm del nga shtrati, pëmbyten banesa dhe toka bujqësore në fshatin Murqinë, bllokohen rrugët (VD)

13 Nëntor 2019, 07:45 Nga DOSJA
Lumi Ishëm del nga shtrati, pëmbyten banesa dhe toka bujqësore

TIRANË– Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke përmbytur disa hektarë tokë bujqësore.

Dosja.al mëson se si pasojë e rritjeve të intensitetit të reshjeve, ky lum ka pasur rritje të prurjeve në ditët e fundit duke sjellë përmbytje në fshatrat e Krujës.

Gjithashtu bëhet me dije se janë përmbytur edhe disa rrugë në fshatin Murqinë. Ndërsa disa banesa në të njëjtin fshat janë izoluar pasi janw të rrethuara nga uji.

Moti i keq ka sjellë pasoja në të gjithë vendin ditën e sotme. Mësohet se erërat e forta kanë sjellë anulimin e lundrimit të anijeve në Vlorë dhe Durrës.

Gjithashtu është pezulluar nisja e tragetit nga Durrësi drejt Barit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lumi ishem moti i keq ne shqiperi murqane permbytje ne murqane lumi ishem moti i keq ne shqiperi murqane permbytje ne murqane

Sondazh

Poll