Aktualitet

Foto/ Gjak në fytyrë e trup, dhunohet barbarisht transgjinori Anxhela në Tiranë, ambasada holandeze shokohet: Gjeni sulmuesi

13 Nëntor 2019, 07:35 Nga DOSJA
Foto/ Gjak në fytyrë e trup, dhunohet barbarisht transgjinori Anxhela

TIRANË– Anxhela, një anëtare e komunitetit transgjinor në Shqipëri është dhunuar në mënyrë barbare. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë dhe është denoncuar masivisht në rrjetet sociale.

Një prej tyre që publikoi edhe fotot ku Anxhela shihet e gjakosur dhe e rrahur është Elton Ilirjani, një prej anëtarëve të komunitetit të LGBTQI-së që ka kërkuar gjithmonë të mbrohen të drejtat e tyre.

Siç e shikoni edhe në pamje, Anxhela është dhunuar në mënyrë barbare dhe është lënë e gjakosur në rrugë. Arsyeja mësohet të ketë qenë pjesëmarrja e transgjinores në paradën e fundit të lezbikeve në Tiranë.

Anxhela e dhunuar keq në Tiranë! Një tmerr i vërtetë! Shoqëri e dhunshme, shoqëri e prapambetur, shoqëri jo-evropiane! Shoqëri e pa-emancipuar! Jo më kot ju ktheva keq Kujtim Gjuzit dhe Shoqërisë së tij parlamentare, sepse ai me thirrjet e veta te urrejtjes dhe thirrjet raciste kundër personave LGBT i shtyn të rinjtë sy-errur që të dhunojnë! E çfarë mund të presim nga injorantët e droguar në rrugët e Tiranës jashtë parlamentit kur brenda parlamentit ka deputetë si Kujtim Gjuzi dhe shefat e tij? Turp për të gjithë deputetët! Turp që nuk e përjashtuat nga parlamenti Fashistin Kujtim Gjuzi dhe ja ku jemi me këtë dhunë sot. Kjo është fytyra e vërtetë e Shqipërisë! Përjashtoni sa më parë Fashistët dhe Nazistët nga Parlamenti Shqiptar, ata që thirrën urrejtjen dhe këtë e vuajti Anxhela sot! “- shkruan Ilirjani krahas fotove teksa ka etiketuar shumë personazhë publikë dhe institucioneve të rëndësishme.

Në lidhje me këtë ngjarje ka pasur edhe reagime të forta nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe nga Ambasada e Holandës në Tiranë.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi shkruan se Policia e Shtetit duhet të gjejë autorët e kësaj dhune dhe t’i vendosë ata përballë drejtësisë.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dënon me ashpërsi sulmin fizik e psikologjik ushtruar ndaj Anxhela H., pjesë e komunitetit transgjinor në Shqipëri. Nga raportimet e para mësohet se pjesëtarja e komunitetit transgjinor është përndjekur dhe sulmuar, duke u targetuar për marrjen pjesë në paradën e fundit të lezbikeve në Tiranë. Komisioneri Dr. Gajda nxit Policinë e Shtetit dhe prokurorinë e Tiranës të marrin masa për të identifikuar personat që kryen aktin e pashembullt të dhunimit, diskriminimit dhe përndjekjes së Anxhelës. Aktet e dhunës, diskrimiminimit dhe krimet e urrejtjes ndaj komunitetit transgjinor, çdo komuniteti tjetër apo grupi vulnerabël është e papranueshme në një shoqëri demokratike që aspiron standarte të larta të respektimit të të drejtave Njerëzore,”- shkruhet në reagim.

Ndërsa Ambasada e Holandës shprehet se ndihet e shokuar nga ky akt dhune dhe dënon sulmet diskriminuese.

Të shokuar nga ky akt dhune kundër një anëtare të komunitetit transgjinor në Shqipëri, Ambasada Hollandeze mbështet deklaratën e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi që dënon sulmin dhe i bën thirrje autoriteteve ligj zbatuese të marrin masat e duhura. Gjithsecili duhet të jete i lire të jetë vetvetja dhe të dashurojë këdo që deshiron,”- shkruhet në reagimin e Ambasadës Holandeze.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada holandeze ne tirane dhunohet transgjinorja anxhela komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi tirane ambasada holandeze ne tirane dhunohet transgjinorja anxhela komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi tirane

Sondazh

Poll