Aktualitet

Mot i alternuar me shi dhe diell, mësoni vendet që rrezikohen nga përmbytjet

13 Nëntor 2019, 07:23 Nga DOSJA
Mot i alternuar me shi dhe diell, mësoni vendet që rrezikohen nga

TIRANË– Ditën e sotme vendi ynë do të mbizotërohet nga vranësira të alternuara me kthjellime të shumta. Herë pas here do të duket sikur qielli do të shkëlqejë nga dielli, e ndërsa në të tjetër moment retë e zeza do t’i zënë vendin ngjyrës blu.

Gjithsesi intensiteti i reshjeve të shiut do të jetë më i ulët se ai i një dite më parë.

Sipas IGJEUM, qarqet Durrës, Elbasan, Berat, Korçë, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër janë të rrezkuar nga përmbytjet për shkak të intensitetit të reshjeve që mund të ketë në këto zona.

Ndërkohë temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 20 °C
në vendet e ulëta: 15 / 20 °C
në vendet malore: 9 / 15 °C

Era do të fryjë në drejtim Jugor me forcë valëzimi deri në 6 ballë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet igjeum parashikimi i motit 13 nentor 2019 igjeum parashikimi i motit 13 nentor 2019

Sondazh

Poll