Aktualitet

Babait të gazetarit i vjedhin 3 kuti me libra, por mos u habisni, hajdutët lënë pas një ‘dhuratë’: S’i duhej as dreq

13 Nëntor 2019, 06:41 Nga DOSJA
Babait të gazetarit i vjedhin 3 kuti me libra, por mos u habisni,

Tiranë- Gazetari Erl Murati ka treguar së fundmi nëpërmjet një postimit në Facebook se babait të tij i kanë vjedhur 3 kuti me libra.

Postimin e tij ai e shoqëron me disa foto, ku kutia me libra shfaqet pothuajse bosh, aty vetëm librin e  Kushtetutës së Shqipërisë nuk e kishin marrë me vete hajdutët.

“Babait tim i kanë vjedhur 3 kuti me libra. Duhet t’i kenë futur në thasë të mëdhenj për të mos rënë në sy gjatë ikjes, sepse kutitë bosh i kishin lënë aty. Me kot shënimi që kish lënë im atë: Lutemi mos prekni! Mërzitja e tij, më mërziti dhe mua. Por, çdo “tragjedi” ka anën e vet groteske, e më bëri të vë buzën në gaz. Nga 80-100 libra në tri gjuhë, shqip, anglisht e rusisht, e vetmja vepër që hajdutët s’kishin begenisur ta vidhnin, por e kishin lënë aty sepse me siguri s’i duhej as dreqit, ishte Kushtetuta e Shqipërisë”, shkruan Murati për vjedhjen.

Mesa duket për ligjet e rregullat e vendit grabitësit nuk kanë interesa, prandaj kanë lënë në kuti dhe këtë ‘dhuratë’.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erl murati erl murati

Sondazh

Poll