Aktualitet

“2 mijë Euro për operacionin”, pas denoncimit shpallet në kërkim doktori i burgut të Peqinit (EMRI)

12 Nëntor 2019, 19:28 Nga DOSJA
“2 mijë Euro për operacionin”, pas denoncimit shpallet

PEQIN- Policia ka shpallur sot në kërkim, shtetasin Eduard Ruçi, i cili është mjek në Burgun e Peqinit, pasi ky i fundit u denoncua nga emisioni ‘Fiks Fare’, dhe iu bë video teksa i kërkonte një të burgosuri 2 për ta operuar.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në një njoftim për mediat bën me dije se Ruçi është shkarkuar menjëherë nga detyra sapo rasti është denoncuar. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje, në bashkëpunim me Policinë kanë bërë kontroll dhe në banesën e Ruçit, por nuk e kanë gjetur aty.

NJOFTIMI I PLOTË

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ka ndjekur me vëmendje denoncimin e emisionit investigativ “Fiks Fare” të transmetuar në Top Channel më datë 11.11.2019, lidhur me shtetasin Eduart Ruçi, ish i punësuar si mjek me kohë të pjesshme në IEVP-në Peqin.

Bëjmë me dije se ky punonjës ka qenë në ndjekje nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve dhe me metoda hetimore speciale ishte në proçes dokumenti me prova ligjore të veprimtarisë së paligjshme të tij.

– Kështu ka të dhëna të siguruara në rrugë operative, dyshohej se ky shtetas kundrejt pagesës ka lëshuar raporte mjekësore fiktive për të ndihmuar të dënuarit që t’i shmangen izolimit dhe ndëshkimit.

Njoftojmë se më datë 11.09.2019, me shkresën Nr. 1542, nga ana e SHKBB, ndaj këtij shtetasi dhe bashkëpunëtorit të tij A. K. janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikim i dokumenteve shëndetësore” parashikuar nga nenet 259 dhe 188 të Kodit Penal. Materialet e referuara, janë regjistruar dhe kanë marrë numrin e procedimit 1766, të vitit 2019.

Ndërkohë, më datë 11.11.2019, emisioni “Fiks Fare” bëri një denoncim audio/video, ku shtetasi Eduard Ruçi shfaqet duke kërkuar ryshfet në këmbim të punës së tij. Fill pas këtij denoncimi, drejtori i përgjithshëm i burgjeve ka urdhëruar shkarkimin e menjëhershëm i tij nga detyra dhe materialet i janë referuar organeve të drejtësisë.

Pas shpalljes së urdhër-ndalimit, SHKBB, në bashkëpunim me Policinë e Qarkut Durrës, kanë bërë kontroll në banesën e këtij personi, ku është mbajtur procesverbal i mos gjetjes së tij. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve falënderon emisionin “Fiks Fare” për denoncimin e këtij rasti duke inkurajuar të gjithë mediet që të bashkëpunojnë ngushtësisht për denoncimin e çdo rasti korruptiv. Nga ana tjetër marrë shkas edhe nga rasti do vijojë puna për auditim dhe përmirësim të procedurave të shërbimit shëndetësor në të gjitha IEVP

Një investigim i emisionit “Fiks Fare” zbuloi korrupsionin e zyrtarëve të një burgu. Sipas denoncimit një zinxhir i tërë zyrtarësh në burgje bashkëpunonin me njëri-tjetrin dhe i kërkonin një të dënuari 2 mijë euro për ta futur në operacion.

(A.B. Dojsa.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 2 mije euro burgu i peqinit denoncimi i te burgosurit operacioni ne burg 2 mije euro burgu i peqinit denoncimi i te burgosurit operacioni ne burg

Sondazh

Poll