Aktualitet

“Situata e rrezikshme”, gazetari Taulant Kopliku jep alarmin: Numri i shqiptarëve Al-Hol mund të rritet, qeveria e fjetur

12 Nëntor 2019, 18:13 Nga DOSJA
“Situata e rrezikshme”, gazetari Taulant Kopliku jep alarmin: Numri

TIRANË- Alvin Berisha, një nga fëmiëjt e bllokuar në kampin Al Hol në Siri u shpëtua, por si ai ka dhe dhjetëra fëmijë të tjerë që qëndrojnë ende aty. Fati i tyre ende nuk dihet, pasi informacionet nga shteti janë të pakëta.

Për të folur për situatën në atë që cilësohet si kampi i ferrit, gazetari i “Le Iene” Taulant Kopliku në “Vizioni i Pasdites” në një lidhje skype foli për shifra të frikshme sa i përket shtetasve shqiptarë.

Ndërsa përsa i përket angazhimit të qeverisë shqiptare ai shtoi: “Në këtë moment shteti ka qenë i fjetur. Kosova ka lëvizur mjaft mirë para nesh dhe ka marrë rezultate. Ndërsa rezultati i parë jo direkt i qeverisë shqiptare është Alvin dhe kuptohet pjesën më të madhe e kishin Italianët.

Alvin Berisha është 11-vjeçari shqiptar që mbërtheu para ekranit të gjithë njerëzit anë e mbanë botës pas prej vitesh endej në kampet e Sirisë, teksa i ati e kërkonte dëshpërimisht me zemër në dorë. Ai u shpëtua një ditë më parë dhe arriti të bashkohej me të atin, Afrim Berisha dhe me dy motrat e tij, falë një operacioni ndërkombëtar që u realizua në bashkëpunim me forcat amerikane, Gjysmë Hënën, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe Inteligjencën italiane.

I vogli shqiptar u rrëmbye nga e ëma Valbona Berisha, e cila para pesë vitesh mori Alvinin e vogël dhe u nis drejt Sirisë pa pyetur askënd për t’u bërë bashkë me forcat e ISIS.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kampi al hol nxirret nga kampi alvin berisha taulant kopliku kampi al hol nxirret nga kampi alvin berisha taulant kopliku

Sondazh

Poll