Aktualitet

“Nuk jam paguar 180 mijë €”, Çim Peka i përgjigjet Ardit Gjebreas: Këndo falas si për Enverin, s’mund ta le

12 Nëntor 2019, 16:58 Nga DOSJA
“Nuk jam paguar 180 mijë €”, Çim Peka i

TIRANË–Gazetari Çim Peka ka dhënë versionin e tij, lidhur me debatin për shumën që do të paguhej kantautori Ardit Gjebrea në ceremoninë e inagurimit të stadiumit të ri. 

Ditët e fundit në media ka qarkulluar lajmi se Gjerbrea do të paguhet 180 mijë euro për 3 këngë që zgjasin 8 minuta, në ceremoninë e hapjes së stadiumit në ndeshjen me Francën.

Për këtë lajm të publikuar nga Syri.net të gazetarit Çim Peka reagoi edhe vetë këngëtari, i cili e cilësoi lajmin si të pavërtetë. Disa orë pas kësaj deklarate, një reagim ka ardhur edhe nga Peka, i cili ka bërë një korrigjim në çmim duke mos u kursyer në akuza ndaj Gjebreas.

Në një status në Facebook, gazetari ka bërë një krahasim me pagesën që merrte tenori Kastriot Tusha, duke kërkuar publikisht që të këndonte falas për të treguar edhe një dozë patriotizmi.

“Qenka revoltuar Arditi se nuk qenkan 180 mijë euro por 156 mijë për ceremoninë e hapjes së stadiumit, sigurisht nga Federata dhe Bashkia. Ndërkohë që një Ardit tjetër u mbulua në plehra duke mbledh kanaçet e “Bashkisë”. Unë jam gazetar dhe nuk kam pronar o karnavalet e çdo qeverie. Por nuk e konceptoj se si mund të pretendoj dikush 20 mijë euro për të kënduar himnin kombëtar para ndeshjes me Francën, kur thonë që Kaç Tusha i madh e këndonte free ose me honorar modest. Mund t’i legalizoni apartamentet shtesë pa leje, por nuk mund ta legalizoni moralin o të pangopur e parfumosës të pisëllëqeve të Lalit, Ramës e së fundi dhe Dukës. U njoh ilegalitetet jo vetëm morale. Të paktën këndojeni himnin për pak euro ose falas siç i kënduat Enverit gjithë jetën. Për hir të falsitetit moral, besoj që deri të mërkuren kur pritet të kalojë pagesa në bankë do jeni bërë “patriotë humanë”.

Stadiumi i ri i kryeqytetit “Air Albania Stadium”, është një nga temat më të diskutuara për momentin, për të cilin është shumë i madh dhe kurioziteti. Ai pritet të jetë gati për tifozët në ndeshjen me Francën më 17 nëntor, ku edhe do të organizohet një ceremoni inagurimi.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardit gjerbea çim peka gjebrea reagon ndaj portaleve ardit gjerbea çim peka gjebrea reagon ndaj portaleve

Sondazh

Poll