Aktualitet

Zgjedhja e Kryeprokuorit të ri, KLP: Intervistat do jenë publike, ja kur do zhvillohen

12 Nëntor 2019, 15:28 Nga DOSJA
Zgjedhja e Kryeprokuorit të ri, KLP: Intervistat do jenë publike, ja

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zyrtarizuar sot dhe oraret e intervistave të kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se intervistat do të villojnë në orën 09:30 me Arta Markun dhe më tej me Fatjona Memçajn dhe Olsjan Çelën.

Sipas njoftimit, bëhet me dije se intervistat do të jenë publike dhe do të transmetohen live.

NJOFTIMI I PLOTË

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në vijim të procesit të vlerësimit të kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, njofton se do të zhvillohen intervistat me të tre kandidatët në garë.

Në zbatim të nenit 19, pika 1 të rregullores “Mbi kriteret dhe procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm”, intervistat me kandidatët do të regjistrohen me audio dhe video.

Orari i zhvillimit të intervistave do të jetë si më poshtë:

1 Arta Marku   09:30

2 Fatjona Memçaj 11:00

3 Olsian Çela   12:30

Këshilli kërkon nga kandidatët të marrin masa për t’u paraqitur pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë në datën dhe orën e njoftuar.

Intervistat me kandidatët do të transmetohen live me regji qendrore dhe sinjali do të shpërndahet nga RTSH.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot mbledhjen ku është miratuar me 11 vota pro,  “Metodologja orientuese për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm”. Këshilli vendosi në mbledhje dhe vijimin e procedurave të ngritjes së SPAK,e cila është drejt fundit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta markut fatjona memcaj keshill i larte i prokurorise olsjan cela zgjedhja e kryeprokurorit të ri arta markut fatjona memcaj keshill i larte i prokurorise olsjan cela zgjedhja e kryeprokurorit të ri

Sondazh

Poll