Aktualitet

Tensionet tek Astiri, IKMT: 33 objektet do të shemben brenda ditës së sotme

12 Nëntor 2019, 14:15 Nga DOSJA
Tensionet tek Astiri, IKMT: 33 objektet do të shemben brenda ditës

TIRANË– Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njofton deri më tani janë prishur 24 objekte nga 33 që parashikohen të përfundojnë brenda ditës së sotme.

“Prej mëngjesit te sotëm IKMT ka nisur prishjen e 33 objekteve ne zonën e “Astir”. Deri në këto momente janë prishur 24 objekte, prej të cilave 8 objekte 2 katëshe, 4 tre katëshe dhe 12 nje katëshe. Objektet e tjera janë ne proces dhe do te prishen të gjitha brenda ditës së sotme”, shkruan IKMT.

Banorët e Astirit pritën jashtë banesave të tyre, të mbuluar me batanije, pasi ishin njoftuar se IKMT-ja do ët zbarkonte në Astir në orët e para të mëngjesit, për t’ju prishur banesat.

Orët kaluan, banorët e kësaj zone bënë rezistencë aq sa mundën ndaj autoriteteve por që ajo që ra në sy ishte mungesa e opozitës krah tyre, gjë që vetë Partia Demokratike ua kishte premtuar. Kjo mungesë që ra në sy u pasqyrua nga të gjitha mediat, që sot Paloka i quan bastarde.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ikmt përplasjet e astirit 12 nëntor ikmt përplasjet e astirit 12 nëntor

Sondazh

Poll