Aktualitet

Qëlloi me armë drejt një mjeti, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim në Lezhë (Emri)

12 Nëntor 2019, 13:48 Nga DOSJA
Qëlloi me armë drejt një mjeti, arrestohet 40-vjeçari i

LEZHË– Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi qëlloi me armë drejt një mjeti.  Mësohet se në prannga ka rënë Aleksandër Perdoda, 40 vjeç, banues në Lezhë.

Perdoda ishte i shpallur në kërkim në tetor të vitit 2019, pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin M. F.

Njoftimi i policisë: 

Lezhë

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Një tjetër i kërkuar bie në prangat e Policisë.

Kapet nga shërbimet e Policisë Rrugore një person, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbatja pa leje”.

Në zbatimin e planit të masave për kapjen e personave në kerkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në kërkim po levizte me mjet në aksin e vjetër Zejmen-Lezhë, Policia Rrugore e Lezhës, në bashkëpunim më shërbimet e Komisariatin të Policisë Lezhë ka mirëorganizuar punën duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

A. P., 40 vjeç, banues në Kolsh, Lezhë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim në tetor të vitit 2019, pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin M. F.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleksandër perdoda arrestohet nje person lezhe aleksandër perdoda arrestohet nje person lezhe

Sondazh

Poll