Aktualitet

Kush është Griseldo Kusi, djali i llastuar i babit që vrau teknikun e kondicionerit, dashuria për armët dhe 2 atentatet që

12 Nëntor 2019, 12:38 Nga DOSJA
Kush është Griseldo Kusi, djali i llastuar i babit që vrau

TIRANE- 31-vjeçari Griseldo Kusi i ka dhënë fund arratisë ditën e sotme, kur vetëm në mesditë raportoi Dosja.al u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës. Vrasja e 26-vjeçarit nga Mallakastra, Indrit Çelaj, i cili punonte si teknik kondicioneri në shtëpinë e tyre, është ngjarja e fundit që rrezikon të lejë pas hekurave për jo pak vite Griseldo kusin.

Ai bashkë me vëllain e tij më të vogël, Albanon, akuzohet se vranë Çelën, pasi ky i fundit nuk qëndroi i qetë teksa ata po i kërkonin llogari për kondicionerin e prishur.

Çela i ka kundërshtuar, dhe në këtë moment, njëri prej tyre ka nxjerrë armën, tip pistoletë dhe e ka qëlluar me plumb në kokë. Menjëherë pas e qëlluan, të dy vëllezërit i kanë bërë presion shokut të Indritit, Lorenc Veliajt për të marrë përsipër krimin. Gjatë marrjes në pyetje në Polici, Çaka ka bashkëpunuar dhe ka treguar versionin e tij të ngjarjes.

Por kush është Griseldo Kusi?

Griseldo Kusi, 31 vjeç, ka një lidhje “nostalgjike”, me armët dhe muajin gusht. Në 5 gusht të 2011, ai tentoi të vriste Maksut Hysën, kur ishte vetëm 23 vjeç. Maksut Hysa, asokohe 54 vjeç, i shpëtoi 4 plumbave të lëshuara nga Griseldo për shkak të një sherri për ndërtimin e një prone.

Por jeta e rrugës, e lidh sërish Griseldon me një tjetër ngjarje të rëndë kriminale. 6 muaj pasi tentoi të vriste Maksutin, pa bërë as 3 muaj burg, 23-vjeçari ishte i lirë. Duke shijuar jetën në liri, ai tentoi të vriste sërish me 4 plumba Boiken Spahiun.

Ngjarja ndodhi tek “Vasil Shanto”, dhe Spahiu iu doli të shpëtonte. Atentati, sipas burimeve të Dosja.al, ishte kryer për prishje të pazareve të drogës. Boiken Spahiu dhe Griseldo Kusi, ishin konfliktuar për një çështje të pambyllur droge në Angli.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet griseldo kusi indrit celaj vetedorezohet griseldo kusi vrasja e punetorit ne tirane griseldo kusi indrit celaj vetedorezohet griseldo kusi vrasja e punetorit ne tirane

Sondazh

Poll