Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Vrau bashkë me vëllain teknikun e kondicionerit, vetëdorëzohet në polici Griseldo Kusi

12 Nëntor 2019, 12:26 Nga DOSJA
EKSKLUZIVE/ Vrau bashkë me vëllain teknikun e kondicionerit,

TIRANË- 4 muaj pas krimit vetëdorëzohet në Policinë e Kryeqytetit, Griseldo Kusi. Dosja.al ka arritur të mësojë ekskluzivisht se Kusi, 31 vjeç është vetëdorëzuar mesditën e sotme në Drejtorinë e Policisë Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e teknikut të kondicionerit, bashkë me të vëllain e tij.

Indrit Çelaj, 26 vjeç, nga Mallakastra, punonte në banesën e babait të tyre, Bujar Kusit, ndërkohë që rrjedhja e ujit nga tubi i kondicionerit i mori jetën.

Më 22 gusht 2019, rreth orës 11 e pak minuta, Indrit Çela ka patur një debat verbal me të dy vëllezërit për rrjedhjen e ujit. Ai i ka kundërshtuar dhe në këtë moment, njëri prej tyre ka nxjerrë armën, tip pistoletë dhe e ka qëlluar me plumb në kokë.

Menjëherë pas e qëlluan, të dy vëllezërit i kanë bërë presion shokut të Indritit, Lorenc Veliajt për të marrë përsipër krimin. Gjatë marrjes në pyetje në Polici, Çaka ka bashkëpunuar dhe ka treguar versionin e tij të ngjarjes.

Pas zbulimit të krimit, të dy djemtë e Bujar Kusit u zhdukën duke mos u paraqitur në Polici. Autoritetet shqiptare lëshuan urdhër-arresti në mungesë, ndërkohë që gjatë kërkimeve për ta, në pranga ra edhe xhaxhai i dy djemëve pasi iu gjet një armë kallashnikov pa leje.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albano kusi griseldo kusi indrit celaj manipulimi i vrasjes se indrit celes vrasja e punetorit ne tirane albano kusi griseldo kusi indrit celaj manipulimi i vrasjes se indrit celes vrasja e punetorit ne tirane

Sondazh

Poll