Aktualitet

Moti i keq paralizon vendin. Shtyhen lundrimet nga porti i Vlorës e Durrësit, gjysma e Shqipërisë pa energji elektrike

12 Nëntor 2019, 11:48 Nga DOSJA
Moti i keq paralizon vendin. Shtyhen lundrimet nga porti i Vlorës e

SHQIPËRI- Ditën e sotme vendi është përfshirë nga erërat e forta dhe stuhitë. Kjo ka sjellë edhe probleme në qarkullimin mjeteve rrugore dhe edhe lundrimin e anijeve.

Për shkak të motit të keq është pezulluar sërish lundrimi i tragetit të linjës Vlorë- Brindisi. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se trageti i kësaj linje nuk do të niset edhe për dy ditët e ardhshme.  Njëkohësisht për shkak të erërave të forta është pezulluar puna në portin e Durrësit dhe nuk dihet se kur do të nisë sërish.

Po kështu nga erërat e forta janë thyer shumë pemë në aksin e Llogarasë dhe kanë sjellë edhe bllokimin e rrugës. Policia bën apel që shoferët të shmangin këtë rrugë deri të qetësohet situata.

“Për shkak të stuhisë me shi dhe erë të fortë në Vlorë, ju bëjmë me dije se aksi rrugorë në Llogora është i pakalueshëm. Shërbimet e Policisë Rrugore janë prezent dhe në gatishmëri të plotë për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve në rast nevoje.
Lutemi që drejtuesit e mjeteve ta shmangin këtë aks nga të dy krahët, derisa të qetësohet situata dhe të bëhet pastrimi i rrugës nga pemët e thyera”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa në qarkun e Elbasanit ka pasur rrashqitje gurësh në rrugën me Librazhdit, ku mësohet se vetëm një krah i rrugës është i hapur për lëvizjen e automjeteve.

Po kështui për shkak të erërave të forta shumë qytete janë në terr. 23 fshatra të Gjirokastrës prej orësh nuk kanë energji elektrike pasi janë rrëzuar shtyllat e tensionit.

Sa i përket situatës së motit Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar sot për një përkeqësim të ti DPD bën me dije se në të gjithë vendin pritet një përkeqësim i motit në datat 12-13 nëntor, ndërsa pas mesnatës së ditës së mërkurë do ketë një përmirësim të kushteve të motit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohet aksi i llogarasë moti i keq ne vlore moti i keq paralizon vendin bllokohet aksi i llogarasë moti i keq ne vlore moti i keq paralizon vendin

Sondazh

Poll